Dikur

Le Petit Parisien 1916 / Kryeministri francez priti Esat Pashën

“Le Petit Parisien” ka botuar, të martën e 4 prillit 1916, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me pritjen e Esat Pashë Toptanit nga kryeministri francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 
Featured image of article: Le Petit Parisien 1916 / Kryeministri francez priti Esat Pashën Esat Pashë Toptani

TIRANË– Presidenti i Këshillit, ministër i Punëve të Jashtme, priti, mëngjesin e djeshëm, Esat Pashën, i cili mbërriti në Paris të shtunën.

Gjatë takimit të tyre, z. Briand e uroi ngrohtësisht Presidentin e qeverisë shqiptare për qëndrimin e tij besnik ndaj kauzës së aleatëve dhe e falënderoi atë për ndihmën e tij të dobishme në operacionet e evakuimit të ushtrisë serbe në Selanik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Esat Pasha, i cili u prek shumë ndaj fjalëve të z. Briand, tha se ai u ishte bindur ndjenjave të përzemërsisë dhe të devotshmërisë që ka për Francën dhe shprehu besimin e tij të plotë në suksesin e armëve të saj.

Marrë nga Darsiani.com 

Shto Koment