Politike

‘Ministrja e Drejtësisë më “kallëzoi” për dhunë tek Ambasada Amerikane’/ Erzen Breçani tregon “përplasjen” me Etilda Gjonajn: Njerëzit digjinin veten me benzinë

Ish-drejtuesi lartë i policisë, Breçani ka deklaruar se ministrja aktuale e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë një raport kundër tij, gjatë kohës kur ai ishte shef komisariati.
Featured image of article: ‘Ministrja e Drejtësisë më “kallëzoi” për dhunë tek Ambasada Amerikane’/ Erzen Breçani tregon “përplasjen” me Etilda Gjonajn: Njerëzit digjinin veten me benzinë Etilda Gjonaj dhe Erzen Breçani
Përditësuar:

TIRANË– Erzen Breçani, ish-drejtuesi lartë i policisë teksa ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit në Ora News ka folur për një çështje shumë delikate.

Breçani ka deklaruar se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka nënshkruar një raport kundër tij për torturë tek ambasada amerikane. Sipas Breçanit ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur ai ishte në postin e shefit të komisariatit, ku në grevën që u mbajt aso kohe njerëzit tentonin të digjnin trupin e tyre me benzinë.

“Ministrja e Drejtësisë që është sot, kur kam qenë në detyrën e shefit të komisariatit, ka qenë një grevë urie, unë isha aktiv sepse aty prodhohej një produkt kriminal. Kishte njerëz që digjnin veten. Ministrja e Drejtësisë sot ishte një drejtoreshë e një shoqate kundër dhunës dhe torturës. Unë e hapa ligjin dhe nuk kishte e nuk ka ligj që parashikon kur fillon dhe mbaron një grevë urie. Unë ndërhyra dhe i hoqa shishet e benzinës, këta personat e grevës së urisë, e hoqën ujin me dëshirë dhe kjo zonjushë ka bërë një raport kundër meje për torturë tek ambasada amerikane dhe jam njoftuar se kam një raport, pavarësisht se jam pajisur me viza.”- ka thënë Breçani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A.C/Dosja.al

Shto Koment