Showbiz

“Më bën punë Edi Rama”, Ermal Mamaqi flet për refuzimin e Berishës! Pranon se ka përdorur filmin si marketing të politikës…

Ermal Mamaqi flet për pjesmarrjen e politikanëve në filmin "I Love Tropoja", dhe përfitimet që pati prej tyre.
Featured image of article: “Më bën punë Edi Rama”, Ermal Mamaqi flet për refuzimin e Berishës! Pranon se ka përdorur filmin si marketing të politikës… Sali Berisha, Ermal Mamaqi dhe Edi Rama

TIRANË– I ftuar në emisionin e Sonila Meços, “Tempora”, Ermal Mamaqi ka folur për pjesmarrjen edhe të figurave politike në filmin e tij “I love Tropoja”. Aktori ka treguar edhe më parë, se ka dashur të bëjë pjesë të filmit Edi Ramën dhe Sali Berishën, por ky i fundit rëzuzoi të ishte pjesë (Lexo këtu).

Ai ka pohuar edhe njëherë se Berisha e refuzoi ftesën: “Doktor Berisha e mori ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi!”

Moderatorja, Sonila Meço i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë: A e ke përdorur artin apo komendinë si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq?

Aktori i humorit ka pranuar se e ka përdorur edhe me këtë qëllim, por përfitimet kanë qenë të dyanshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Kjo gjë ndodh indirekt! Padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjelljta dhe jam shumë konshient, që mua më bën punë Edi Rama, Enca, ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit, ashtu si edhe unë i bëj punë atij, ose asaj, në profesionin që ka.

Jam shumë dakort me këtë, nuk kam pse mos e bëj! Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj apo benefitet që merr, le të ndodhë”- është shprehur Ermal Mamaqi.

 

 

Shto Koment