Showbiz

VIDEO/ “Më shumë lekë, më shumë famë”, Ermal Mamaqi ndan momentet me familjen nga izolimi: Mos më gjykoni, kisha 20 vjet që.

Ermal Mamaqi ka ndarë një video me një emsazh reflektues, për këto ditë që gjendemi pranë familjeve, më të afërt se kurrë.
Featured image of article: VIDEO/ “Më shumë lekë, më shumë famë”, Ermal Mamaqi ndan momentet me familjen nga izolimi: Mos më gjykoni, kisha 20 vjet që. Ermal Mamaqi dhe djali i tij, Joeli

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi, si pjesa më e madhe e shqiptarëve është në vetëizolim së bashku me familjen e tij, por po e shijon atë. Me anë të një video ku shfaqet duke u argëtuar me djalin e tij, Joel, Mamaqi ka treguar se ka qenë një periudhë e mirë reflektimi, ku ka shijuar çdo gjë.

Aktori e quan këtë periudhë si një detoks për ndjenjat dhe terapi dashurie me detyrim. Mbi të gjitha Ermali tregon se ka kryer të gjitha aktivitetet që i mungonin ndër vite.

 

View this post on Instagram

 

Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Slow Down… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën. Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik. Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë.kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe. Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E plotë

“Miq mos me gjykoni por unë në fakt e kam shijuar shumë këtë kohë. Mendoj qe ka shume si unë. Po rri me fëmijët dhe mendoj gjithë kohës sa shumë kohë kam humbur larg tyre… Kjo që ndodhi duket sikur është sinjal nga Planeti. Sikur thotë Stop, Sloë Doën… Çdo ditë vrap për të kapur ritmin, për të shitur më shumë, për të fituar më shumë…Për të qenë i pari. Më shumë lekë, më shumë famë, më shumë çdo gjë… Dhe tani… E shohim njëri tjetrin si rrezik per jetën.

Eshtë si detotks për ndjenjat. Terapi dashurie me detyrim. Përseri mendoj që Dhuratat vijnë përmes Problemit. Sa me i madh Problemi, aq më e madhe Dhurata. Kushedi çfarë dhurate do ti vijë njerëzimit nga ky dëm ekonomik.

Sa mbarova një Master online dhe po filloj një tjetër për Production. Kisha 6 muaj që nuk e mbaroja dot… Pashë 5 sezonet e Breaking Bad në Netflix dhe po lexoj shumë për marketingun. Kam kohë për aerobi dhe për çdo gje. Dheeee po fle me shumë. Kisha 20 vjet që nuk flija kshu… Mendoj që këtë po bëjnë pjesa më e madhe.

Pra po behemi më të mirë. Dhe po karikohemi me energji qe te shperthejmë kur të rifillojë jeta në normalitet. Forca. Na duhet vetëm nje shtytje e vogel me mendjen. Do ja dalim,”- shkruan Ermal Mamaqi në postimin e tij në rrjete sociale.

R.L/Dosja.al

Shto Koment