Showbiz

“Merru me gocën merru”, Albërije Hadërgjonaj krenohet me fizikun e vajzës, Ermal Mamaqi kap detajin që s’shkon: Do shkojë te burri…

Ermal Mamaqi nuk i lë pas komentet epike, dhe Albërije Hadërgjonaj i drejtohet Anxhelinës.
Featured image of article: “Merru me gocën merru”, Albërije Hadërgjonaj krenohet me fizikun e vajzës, Ermal Mamaqi kap detajin që s’shkon: Do shkojë te burri… Ermali, Anxhelina dhe Albërije Hadergjonaj

TIRANËAlbërije Hadërgjonaj ka postuar një video të vajzës së saj, Anxhelina, e cila ka realizuar një kërcim në dhomën e saj të gjumit.

Veshur me bikini dhe me një shall lidhur rreth belit, Anxhelina duket si një balerinë profesioniste.

“Zonja dhe zotërinj më lini t’ju prezantoj me të vetmen, Anxhelina Hadërgjonaj. Jo se e kam bërë unë por Zoti e ka qëndis dhe anash i vin të gjitha”,– shprehet Albërije Hadërgjonaj ndërsa ka postuar videon në profilin e saj.

Por mes shumë komentesh pikas ai i aktorit Ermal Mamaqi, që nuk i lë komentet epike në raste të tilla: ” Merru me gocën merru… krevati rrumujë… do shkojë te burri. Do ju flasi bota…”

Komentet.

Nga ana Anxhelina ka marrë edhe kritika nga e ëma, që mbështet Ermal Mamaqin dhe i drejtohet vajzës: “Hë moj kur thua hë se e rregulloj pastaj. Hë tani çfarë do thuash?? Do më ngelësh me derë”.

Anxhelina Hadërgjonaj prej ditësh ndodhet në Jug të Shqipërisë. Ajo ka nisur sezonin veror dhe është shfaqur super në formë me bikini, duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

R.L/Dosja.al

Shto Koment