Sport

Milionat nuk mjaftojnë! PSG bie në aktin e parë, Haaland mposht Neymarin me shokë

Që të tre golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa golin e tij të parë sulmuesi Haaland e realizoi në minutën e 69-të. Ky realizim solli shumë gëzim në mesin e tifozëve “verdhezi”, të cilët në një moment u shtangën pas golit të brazilianit Nejmar në minutën e 75-të.
Featured image of article: Milionat nuk mjaftojnë! PSG bie në aktin e parë, Haaland mposht Neymarin me shokë Erling Haaland

GJERMANI– Borusia e Dortmundit ka arritur të fitojë  2-1 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian kundër PSG.Doli të jetë një super ndeshje, ku fjalën kryesore e kishte Erling Holand dhe Nejmar, me norvegjezin që në fund doli fitues, duke vazhduar në këtë mënyrë për të mahnitur botën e futbollit.

Që të tre golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa golin e tij të parë sulmuesi Haaland e realizoi në minutën e 69-të. Ky realizim solli shumë gëzim në mesin e tifozëve “verdhezi”, të cilët në një moment u shtangën pas golit të brazilianit Nejmar në minutën e 75-të.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Norvegjezi vetëm dy minuta pas golit të Nejmar me të majtën e tij realizoi një super gol, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren skuadrës gjermane, që pas tre javësh në “Parc de Prince” do të tentojë të ruajë këtë rezultat dhe të kalojë në çerekfinale.

(E.Ç/ Dosja.al)

Shto Koment