Showbiz

‘E mbarova këngën me sytë e errur’ Erik Lloshi zbulon momentet e sikletshme në skenë me Anxhela Peristerin: Më kapi aritmia, rrezikova jetën (Video)

Erik Lloshi teksa ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ka treguar një prej eksperiencave më të këqia që ka kaluar në skenë, ku shpjegon se ka qenë një rast në duetin me këngëtaren Anxhela Peristeri.
Featured image of article: ‘E mbarova këngën me sytë e errur’ Erik Lloshi zbulon momentet e sikletshme në skenë me Anxhela Peristerin: Më kapi aritmia, rrezikova jetën (Video) Anxhela Peristeri

TIRANË– Këngëtari i talentuar Erik Lloshi, ishte i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA. Pasi zbuloi histori nga më të ndryshmet rreth jetës së tij personale dhe profesionit të tij, ndër të tjera tregoi dhe një nga momentet më të vështira teksa gjendej pranë këngëtares Anxhela Peristeri.

Ester Bylyku: Cili ka qenë një nga momentet e tua më të vështira në skenë? Që ti mbase edhe sot kur e kujton skuqesh pak.

Erik Lloshi: E mbaj mend shumë mire. Kam patur duetin me Anxhela Peristerin ‘Të kam bërë të qash’, dhe kishim për të dalë nga të dyja krahët e skenës. Dhe në momentin që zbrita shkallet, ngeca në mes të shkalës, sepse më kapi një aritmi, mu veshën sytë dhe nuk shikoja fare. Kur ndjeva që Anxhela po ecte, eca edhe unë por pa parë asgjë, dhe e kam mbaruar këngën gati me sytë e errur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ester Bylyku: Nuk shikoje dot fare?

Erik Lloshi: Jo, sepse më kapi një tip tension. Aq sa mund të kisha rrezikuar edhe jetën. 

Marrë nga Oranews

Shto Koment