Politike

“Derrit dajë do t’i them”/ Paralajmërimi i Alibeajt: Do të çoj në burg Damianin dhe Ramën

Alibeaj tha se dokumenti i Bundestagut siç parashikon uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore, parashikon edhe ndëshkimin e shitblerjes së votës.
Featured image of article: “Derrit dajë do t’i them”/ Paralajmërimi i Alibeajt: Do të çoj në burg Damianin dhe Ramën Enkelejd Alibeaj

TIRANË– Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, tha në “Tempora” se dokumenti i Bundestagut siç parashikon uljen në tryezë për Reformën Zgjedhore, parashikon edhe ndëshkimin e shitblerjes së votës.

“Për 6 muaj dogjëm mandatet, nuk hymë në zgjedhje, momentin e fundit dëgjuam zërin e arsyes që erdhi nga ndërkombëtarët. Është e pahijshme të jemi përballë me Gjiknurin, por ai dokument i Bundestagut që Damianin ta ulë në tavolinë pikën e dytë ka Damianin në burg. Derrit dajë do ti them që të fus Damianin, Edi Ramën dhe të gjithë të tjerët në burg. Këtë e pranoj dhe pastaj shqiptarët të vendosin”, u shpreh Alibeaj.

Por, gazetari Erl Murati thotë se opozita po premton diçka që nuk është në dorën e saj. Alibeaj nënvizoi gjithashtu se opozita nuk ka harruar as kërkesën për krijimin e një qeverie kujdestare që do të çojë në zgjedhje të parakohshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Shto Koment