Showbiz

“Jam njeri i duruar”, pas kërcënimeve për hedhje në gjyq, Eni Çobani i kthehet publikisht Agron Llakajt: Një shpjegim

Eni Çobani ka një kërkesë të prerë për Agron Llakajn, një shpjegim pse e imitoi!
Featured image of article: “Jam njeri i duruar”, pas kërcënimeve për hedhje në gjyq, Eni Çobani i kthehet publikisht Agron Llakajt: Një shpjegim Juristja, Eni Çobani dhe aktori, Agron Llakaj.

TIRANË– Juristja Eni Çobani disa kohë më parë kërcënoi aktorin e humorit, Agron Llakajn se do e hidhte në gjyq, pasi ky i fundit e imitoi në emisionin “Al Pazar”. “Në gjyq me Lirën” ishte një nga episodet në “Al Pazar”, në të cilin Agron Llakaj imitonte Eni Çobanin.

Kjo gjë juristes nuk i pëlqeu aspak, dhe e ftuar në një emision televiziv deklaroi se do ta hidhte në gjyq.

Por, pasi kanë kaluar dy vite që nga ajo kohë, e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin, Eni Çobani foli dhe për aktorin Agron Llakaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Nuk dua të flas më shumë. Ai është artist, secili prej nesh vlerësohet nga publiku. Dhe atij si çdo shqiptari i uroj një vit të mbarë të suksesshëm dhe me lumturi. Kam pritur gjithë këto vite të marr një shpjegim. Unë jam një njeri shumë i duruar. Nuk kam marrë asgjë personale dhe për keq. Kam kërkuar një shpjegim, shpresoj në 2020-tën ndoshta më vjen një shpjegim” u shpreh juristja Eni Çobani për aktorin, duke bërë të qartë se ishte në pritje të një shpjegimi…

(R.L;E.K/Dosja.al)

Një Koment në ““Jam njeri i duruar”, pas kërcënimeve për hedhje në gjyq, Eni Çobani i kthehet publikisht Agron Llakajt: Një shpjegim

  1. kokra e injorantes qe kushedi kushe e mbrone dhe bene emisione false maskaresha

Shto Koment