Showbiz

Enca zë erotik në emision, Rezart Veleshnja s’ia përton: Po eksitohem unë më shumë se ti (VIDEO)

Enca Haxhia pjesë e lojërave në emisionin e Luana Vjollcës, është detyruar të lexojë një poezi me zë të eksituar.
Featured image of article: Enca zë erotik në emision, Rezart Veleshnja s’ia përton: Po eksitohem unë më shumë se ti (VIDEO) Aktori, Rezart Veleshnja dhe këngëtarja, Enca Haxhia.

TIRANË– Këngëtarja, Enca Haxhia e ftuar në puntatën finale të emisionit “Shiko Kush Luan” në Top Channel, ka aktruar një pjesë të shkëputur poezie, me zë të eksituar.

E gjendur përkrah Rezart Veleshnjes, Enca e njohur për natyrën e saj pa komplekse, ka performuar pjesën e saj me zë erotik. Aq është dashur që, Rezart Veleshnja të mos përmbahet me batutat e tij, duke e bërë situatën edhe më të sikletshme. Ndërsa Enca lexonte pjesën e saj në një formë të pazakontë, Rezarti la komentin e tij pikant.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“U eksitove se po eksitohem unë më shumë se ti,”- është shprehur Veleshnja gjatë performancës së Encës, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Videoja në minutën 01: 25:


(R.L/Dosja.al)

Shto Koment