Showbiz

FOTOT/ Elvana Gjata bën dedikimin special për nënën e saj, dhe tregon detaje që s’i dinim për të: Asnjë s’do të dojë aq shumë sa…

Elvana Gjata me një dedikim në ditën e nënës, ka shprehur dashurinë dhe falenderimin për të, për përkushtimin në profesionin e mjekes.
Featured image of article: FOTOT/ Elvana Gjata bën dedikimin special për nënën e saj, dhe tregon detaje që s’i dinim për të: Asnjë s’do të dojë aq shumë sa… Këngëtarja Elvana Gjata me të ëmën.

TIRANË– Këngëtarja Elvana Gjata publikon rrallëherë foto me familjen e saj të ngushtë. Në ditën ndërkombëtare të nënës, Elvana ka zgjedhur të tregojë dashurinë për nënën e saj, me anë të disa fotove.

Veshur me vjeshjen e mjekes, dhe me maskë në fytyrë, këngëtarja ka treguar se e ëma ka qenë në vijën e frontit edhe në këto ditë të vështira pandemie, si një heroinë e vërtetë.

Ajo ka zgjedhur që t’i përulet jo vetëm nënës së saj, por të gjithë doktorëve dhe infermiereve për punën e palodhshme në këto kohë të vështira.

“Asnjë sdo të dojë aq shumë sa të do nëna jote…Falenderim dhe përulje për të gjithë doktorët dhe infermierët për gjithçka që kanë bërë dhe bëjnë ende për ne në këto kohë të vështira… Heronj të vërtetë!,”- shkruan Elvana Gjata bashkëngjitur fotos së nënës së saj.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

No one will ever love you as much as your mother… Falenderim dhe perulje per te gjithe doktoret dhe infermierët per gjithcka qe kane bere dhe bejne ende per ne në keto kohe te veshtira.. Heronje te vertete! #happymothersday Donika💜

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Bashkëngjitur fotove është dhe një video e publikuar dhe më parë nga këngëtarja, në të cilën shfaqet e ëma, me një reagim që s’duhet humbur.

R.L/Dosja.al

Shto Koment