Politike

“Donacionet s’mund të mbulojnë 100% nevojën ekonomike”/Margariti: Procesi i rindërtimit nis në Mars, jemi brenda afateve  

Sipas Margaritit, në fund të Shkurtit dhe në fillim të Marsit janë afatet për dorëzimin e planeve që janë hartuar gjatë inspektimeve në terren ndërsa pas shqyrtimit të tyre do të nisë menjëherë procesi i rindërtimit të banesave dhe zonave të dëmtuara.
Featured image of article: “Donacionet s’mund të mbulojnë 100% nevojën ekonomike”/Margariti: Procesi i rindërtimit nis në Mars, jemi brenda afateve   Ministrja e Kulturës, Elva Margariti

TIRANË– Ministrja e Kulturës, Elva Margariti foli në studion e lajmeve Fax Neës lidhur me dëmet që ka shkaktuar tërmeti i 26 Nëntorit dhe planin e qevrisë për nisjen e procesit të rindërtimit.

Sipas Margaritit, në fund të Shkurtit dhe në fillim të Marsit janë afatet për dorëzimin e planeve që janë hartuar gjatë inspektimeve në terren ndërsa pas shqyrtimit të tyre do të nisë menjëherë procesi i rindërtimit të banesave dhe zonave të dëmtuara.

Ministrja foli edhe për atë çfarë pret qeveria nga konferenca e donatorëve që do të mblidhet më datë 17 shkurt duke thënë se nuk është munduar që donacionet do të mund të mbulojnë 100% nevojën ekonomike, por edhe për të treguar punën e bërë deri tani.

Margariti ka treguar me detaje edhe si do të bëhet vlerësimi i banesave në raport me pronat që kanë pasur dhe numrin e familjearëve ku veçoi se familjet me dy kurorë do të përfitojë secila një apartament, ndërsa familjet që kanë shumë anëtar por në një hapësirë banese më të vogë se normalja, do të përfitojnë nga sekma që është parashikuar me ligj duke marrë hyrje më të mëdha.

Pjesë e bisedës me gazetarët Enea Meksi dhe Xhilda Kodi:

A ka përfunduar procesi i rivlerësimit në të gjitha bashkitë e prekura dhe a janë gati projektet?

Margariti: Ne kemi një listë me të gjitha dëmet dhe kategoritë. DS4 dhe DS5 janë nivelet më të dëmtuara. Ligji i posaçëm adreson zgjidhjen e problematikave që kanë këta persona të prekur nga tërmeti. Kompensimi llogaritet në persona brenda fasmiljes dhe pastaj në metër katror. Një familje që mund të jetë me 6 anëtar që ka jetuar deri në 60 metra katror, ajo tani futet në një hapësirë më të madhe deri në 100 metra katror. Ose një familje e cila ka pasur dy kurora do të ketë dy apartamente të ndryshme. Kemi 24+1 zona të cilat pas këtij procesi do të ketë një rifunksionim dhe infrastrukturë më të mirë. Do të parashikohen edhe ndarjet e zonave të banimit, fermat bujqësore apo blegtorale. Është një periudhë që ndjek disa plane, disa do të miratohen me 26 shkurt që pas saj hyn në fazën e rindërtimit si në Thumanë, Laç dhe Shijak, pastaj janë rastet e datës 10 dhe 11 mars. Do fillojnë të ndërtohen pas procesit të sistemimit të zonës së re. Në disa zona do të kemi rezultat shumë të afërt ndërsa në disa të tjera do të jetë graduale. Është parashikuar edhe organizimi i godinave të shkollave dhe qendrave shëndetësore që të mos jenë larg qendrave të banuara. Po flasim për strehim, kur flasim për formimin e një qendre urbane etj, janë elementë të një faze që mund të duken thjeshtë kantier ndërtimi por janë edhe krijimi i një modeli të ri të zhvillimit urban.

Shifra e donacioneve nga faqja që ka hapur qeveria është dinamike, shuma e arkëtuar deri në 24 orët e fundit është rreth 563 milionë. Kemi një përfshirje të grupeve të ndryshme donatorësh që janë edhe ata në një sistem dinamik në zona të caktuara. Ajo çfarë presim nga konferenca e donatorëve nuk është që të përmbush 100% nevojën ekonomike, por edhe për të treguar gjithë punën që kemi bërë dhe këtij plani aq të detajuar, bashkëpunimin e shumë institucioneve. Është një moment për të treguar edhe qasjen që ka pasur qeveria shqiptare në menaxhimin e situatës. Pretendojmë dhe presim që ndihmat të na asistojnë sidomos në fazën e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Është hedhur ideja  e marrjes së arkitektëve të huaj, si do të procedohet?

Margariti: Është një formulë e ndjekur edhe herë të tjera në Shqipëri, është e njëjta formulë, kuptohet duhet të plotësojnë disa kritere, kemi pasur një interes të madh dhe nga të huajt përveç sipërmarrjeve vendase. Kemi pasur shqiptarë që kanë hartuar plane të mëparshme në qytete të ndryshme, i kemi thirrur për t’i rishikuar dhe shikuar se si mund të veprojmë. Kemi hyrë në proces ligjor për planet vendore, është përcaktuar një territori për ndërtimin edhe aty ku ndërtesat janë prishur por edhe zonat që do të ndërtohen enkas nga e para. Në Thumanë është parë zona më e afërt me zonën e banuar, tashmë janë futur të gjitha në proces, fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit janë datat kur do të dorëzohen këto plane dhe më pas do të fillojë procesi i rindërtimit.

Cila është pjesa më e vështirë e punës që keni hasur?

Margariti: Është një punë voluminoze dhe një ligj krejtësisht i ri, por jemi një skuadër e koordinuar dhe bashkëpunuese mes disa institucioneve.

Disa familje janë ende në çadra dhe kanë ankeassa, disa thonë se nuk përfitojnë nga bonuset e qeverave, disa pretendojnë se nuk janë vlerësuar dëmet në banesat e tyre. Si qëndron e vërteta?

Margariti: Ata kanë qëndruar në çadra që nga momentet e para se nuk kanë dashur të largohen nga shtëpitë pranë të cilave kanë të lidhur jetën ku përfshihen edhe kafshët shtëpiake apo tokat. Në disa zona nuk do kemi grupim të banesave individuale por do të kemi rikonstruksion sepse jo të gjitha ndërtimet janë bërë në zonat e gabuara.

A do të mbyllet brenda këtij viti gjithë procesi ashtu sikurse është premtuar në ditët e para pas tragjedisë?

Margariti: Kjo ka qenë sfida jonë, ky ka qenë premtimi. Jemi totalisht Brenda afateve për ta arritur këtë objektiv,

Marrë nga Faxweb.al 

Shto Koment