Showbiz

E la gruaja, një tjetër goditje për mbretëreshën Elizabeth! Nipi më i madh ndahet pas 12 vitesh martesë

Nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth, Peter Phillips ndahet me gruan 12 vite pas martese.
Featured image of article: E la gruaja, një tjetër goditje për mbretëreshën Elizabeth! Nipi më i madh ndahet pas 12 vitesh martesë Mbretëresha Elizabeth me nipin, Peter Philips dhe bashkëshorten e tij.

MBRETËRI E BASHKUAR– Nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth thuhet se është ndarë me gruan e tij pas 12 vitesh martese. Sipas burimeve pranë çiftit, 42-vjeçari, Peter Phillips,  është “shkatërruar” pasi gruaja e tij 41 vjeç, i ka thënë atij se dëshironte të ndahej. Një mik i Peterit pohoi se ndarja ishte befasuese për të sepse ata dukeshin një çift perfekt dhe të rrethuar me lumturi.

Sipas burimeve nga The Sun, kishte qenë pikërisht bashkëshortja e nipit të mbretëreshës, Autumn, që kishte pohuar ndarjen për shkak të problemeve. “Autumn është një grua dhe një nënë e mrekullueshme dhe një grua shumë inteligjente, por ajo u ka thënë miqve të saj për ca kohë se kishte probleme. Ajo është e preferuara e Mbretëreshës dhe jam i sigurt se madhështia e saj do të shqetësohet shumë nga kjo ngjarje”,-është shprehur një burim pranë çiftit.

Me sa duke problemet nuk paskan fund për Mbretëreshën Elizabeth, pasi po përballet me një tjetër goditje të fortë, që nga largimi i beftë i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, nga Pallati Mbretëror.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: metro.co.uk

R.L/Dosja.al

Shto Koment