Aktualitet

Grabitja e argjendarisë/ Autori kërcënoi punonjëset dhe mori bizhuteritë, shoku e priti në makinë

Njëri nga autorët ka qëndruar në makinë dhe tjetri ka hyrë i armatosur në argjendari, duke marrë një sasi bizhuterish.
Featured image of article: Grabitja e argjendarisë/ Autori kërcënoi punonjëset dhe mori bizhuteritë, shoku e priti në makinë Foto ilustruese

ELBASAN- Detaje të reja nga grabitja e argjendarisë në Elbasan. Dyshohet se protagionistë të vjedhjes kanë qenë dy autorë. Njëri nga autorët ka qëndruar në makinë dhe tjetri ka hyrë i armatosur në argjendari, duke marrë një sasi bizhuterish.

Në argjendari ndodheshin dy punonjëset e dyqanit, të cilat kanë dhënë dëshminë e tyre në polici. Dyshohet se një person ka ndihmuar autorin të largohet menjëherë pas grabitjes nga vendngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Elbasan. Një person i maskuar ka grabitur një argjendari në qendër të qytetit të Elbasanit, e cila ndodhej vetëm 20 metra larg Drejtorisë së Policisë.Autori ka kërcënuar shitësen dhe ka grabitur një sasi bizhuterish me vlerë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment