Showbiz

Trajtoi keq të dashurën për por*ët, Einxhel Shkira i kthehet Albanos: E kujt i plas se je i famshëm, në krevat fle me ty ajo…

FOTO
Einxhel Shkira ka komentuar deklaratën e thënë nga Albano Bogdo mbi leksionin për të dashurën, dhe nuk i ka pëlqyer aspak.
Featured image of article: Trajtoi keq të dashurën për por*ët, Einxhel Shkira i kthehet Albanos: E kujt i plas se je i famshëm, në krevat fle me ty ajo… Aktori, Albano Bogdo dhe moderatorja, Einxhel Shkira.

TIRANË– Ditën e djeshme, Albano Bogdo rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij private, në emisionin “Glamour Zone”, mes tyre dhe një episod të pakëndshëm me ish-të dashurën e tij.

Por, kjo deklaratë e Bogdos nuk i ka pëlqyer aspak moderatores Einxhel Shkira, e cila i është kthyer me një status publik në rrjete sociale, në të cilën shkruan se të jesh i famshëm, nuk do të thotë të thuash dëngla.

Moderatorja ka theksuar se nuk ka asgjë personale me aktorin, por nuk është aspak dakort me këtë logjikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!! E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë folloë bën më shumë dëngla. Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe denglat nuk vijn si pasojë famës por e karakterit të njeriut… Mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram. Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj llogjike ku denglat ndahen në bazë të famës,”- shkruan Einxhel Shkira.

Postimi i Einxhel Shkirës.

R.L/Dosja.al

Shto Koment