Showbiz

“Ç’më çatë kokën”, Arbana Osmanit i soset durimi, shprehet hapur për Eduart Grishajn: Aman ndiqeni, ambasadori ynë… (FOTO)

Arbana Osmani është kritikuar shumë se pse nuk shkruan shqip në postimet e saj në rrjete sociale, duke i dhënë si shembull të dashurin e saj, Eduart Grishajn.
Featured image of article: “Ç’më çatë kokën”, Arbana Osmanit i soset durimi, shprehet hapur për Eduart Grishajn: Aman ndiqeni, ambasadori ynë… (FOTO) Moderatorja, Arbana Osmani dhe regjisori, Eduart Grishaj.

TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, kanë vizituar muzen “Krakowa”, duke ndarë mjaft detaje të dhimbshme nga keqtrajtimi i hebrenjve në kampet naziste.

Ndërsa Arbana ka shpjeguar në çdo postim të saj fotot, duke i shkruar në gjuhën angleze, Eduart Grishaj i ka shpjeguar postimet e tij në një shqipe të pastër.

Postimi i Arbana Osmanit.

Kjo ka bërë që ndjekësit të mos e lënë pa kritikuar Arbanën për këtë fakt.

“Shkruaj shqip Arbana, siç shkruan Eduardi”,- i shkruan një ndjekës Arbana Osmanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Arbana Osmanit.

Aq është dashur që moderatores t’i soset durimi nga këto mesazhe duke shkruar: “Ah ç’më keni çarë kokën me gjithë Eduart Grishajn. Aman ndiqni Eduart Grishajn për guidat turistike në gjuhën e bukur amtare”.

Sigurisht që këto komente ishin të shoqëruara me nota humori nga ana e moderatores, dhe ajo nuk ka nguruar të ndajë postime përkrah partnerit të saj.

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment