Politike

Rindërtimi i banesave në Laç/ Rama: Do të transferohet në një qytet me profil turistik, keni dhe kishën e Sh’na Ndout (VD)

  • Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, Rama: Do fillojmë nga Laçi
  • Kreu i qeverisë tha se kanë zgjedhur zonën e Laçit për zbatimin e këtij projekti të propozuar nga presidenti Erdogan. Po sot Rama vizitoi një prej familjeve të prekura nga tërmeti në Laç.
    Featured image of article: Rindërtimi i banesave në Laç/ Rama: Do të transferohet në një qytet me profil turistik, keni dhe kishën e Sh’na Ndout (VD) Kryeministri Edi Rama në Laç

    LAÇ- Kryeminstri Edi Rama firmosi sot marrëveshjen me ministrin turk Murat Kurum për ndërtimin e 500 banesave të reja, të cilat u shembën nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.

    Kreu i qeverisë tha se kanë zgjedhur zonën e Laçit për zbatimin e këtij projekti të propozuar nga presidenti Erdogan. Po sot Rama vizitoi një prej familjeve të prekura nga tërmeti në Laç.

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ata humbën shtëpinë, ndërsa tani janë akomoduar në një shtëpi me qira, ku kanë fituar bonusin e qirasë.Familja Tanushi është e përbërë nga 4 anëtarë, babai nëna dhe 2 fëmijët.

    “Tërmetin nuk e deshem por duhet ta shfrytëzojmë për të dal më të fortë dhe te  mire seç ishim, plus qe ktu me kishën e “Shna Ndout” ju keni 3 milion njerez që vine por skishin ku të rrinin, kështu që do behet në këtë mënyrë, do behet nje transferim i tillë që të jetë një lloj qyteti me profil turistik, të kenë ku rrinë një natë apo dy, ky është qëllimi”, tha Rama.

    Më tej Rama shtoi se deri në fund të verës, shtëpitë do të kenë mbaruar dhe ata do kenë mundësinë të vendosen në banesat e tyre të reja.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment