Politike

“Unë një tradhtar imagjinar”/ Rama replikon me komentuesin për masakarën e Reçakut: Armatë trukshkulurish

Më tej, kreu i qeverisë komenton jo pozicionin e tij në raport me Reçakun, por duke shkuar deri te konsideratat e ndërkombëtarëve për elitën politike të Kosovës.
Featured image of article: “Unë një tradhtar imagjinar”/ Rama replikon me komentuesin për masakarën e Reçakut: Armatë trukshkulurish Edi Rama

TIRANË– Kryeministri i vendit Edi  Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rrjetet sociale, pasi e ka quajtur “tradhëtar”, e kjo nën atmosferën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, ku, një pjesë e politikës dhe e opinionit, ia ngarkojnë si përgjegjësi, duke bërë lidhje të shkurtër mes takimit të radhës me Vuçiçin për Schengenin rajonal dhe faktit që presidenti serb nuk e njeh këtë masakër.

Keqardhje e turp për ty dhe këdo tjetër si ti që prej Kosove më shan e më mallkon paturpërsisht, për tradhëtira imagjinare e për poshtërsira të sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!Unë kam bërë, bëj e do bëj gjithçka mundem për Shqipërinë e për Kosovën po njësoj, e nuk kam ndërmend as të tërhiqem, as të përkulem, përballë kësaj armate trushkulurish, shpifësish e parazitësh, sepse jam me të drejtën dhe me të vërtetën, që edhe kur vonon nuk harron asnjëherë”, shkruan Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi.

Më tej, kreu i qeverisë komenton jo pozicionin e tij në raport me Reçakun, por duke shkuar deri te konsideratat e ndërkombëtarëve për elitën politike të Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E sa për Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria jote duke më fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i përdorur për politikën e ulët, që i ndan njerëzit në patriotë e në tradhtarë! Kjo ishte përgjigja ime për ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po ia merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtarë, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftësia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjësive te tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës!”, shkruan Rama në polemikën e tij.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Dje liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment