Politike

Rama: Koha për të hedhur hapin kundër KÇK-së (VD)

Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka kohë për të humbur për të hedhur hapin e ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së.
Featured image of article: Rama: Koha për të hedhur hapin kundër KÇK-së (VD) Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e KiE, u shpreh se me Michel diskutoi edhe për aktin normativ për KÇK-në, ku ka paralajmëruar se do të kalojë brenda janarit në Kuvend. Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka kohë për të humbur për të hedhur hapin e ri në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së.

BE ja një diskutim të brendshëm dhe me të gjithë mirënjohjen për vëmendjen varet nga metodologjia e re që do të bien dakord vendet e BE dhe cila do të jetë qasja. Në këto kushte edhe Franca të ishte duke kërkuar të hynte në BE nuk do të pranohej nga Franca pa rënë dakord si do të zhvillohet procesi dhe ne duhet ta respektojmë.Nëse objektivi do të materializohet në investime të inkurajuara dhe mbështetura në më shumë mbështetje për vendet e rajonit për sektorët kyc dhe politikave Europiane në tërësi kjo përbën një arsye për të qenë të inkurajuar. Pavarësisht se cili do të jetë vendimi i radhës për celjen apo shtyrjen e negociatave ne do të bëjmë atë sikur të ishin hapur negociatat, se e bëjmë për veten tonë. Kam ndarë me presidentin edhe ambicien për të hedhur një hap të ri dhe pa humbur kohë në luftën kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së dhe kështu do të vijojmë hap pas hapi, rëndësi ka që në fund të këtij viti Shqipëria të jetë një vend më i mirë”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel vizitoi sot Shqipërinë.Rama mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp, ku e falenderoi për angazhimin e tij në Konferencën e Donatorëve. Rama tha se është koha pë hedhur hapin kundër KÇK-së. Michel theksoi se për momentin nuk ka unanimitet në BE për integrimin, por sipas tij, shumë shpejt do të nisë debati dhe diskutimi për anëtarësimin e vendit në BE.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment