BotaKuriozitete

E çuditshme/ Imami nga Uganda zbulon se “gruaja” e tij ishte një burrë, dy javë pas dasmës

Gjatë kontrollit, policia zbuloi gjithashtu se i dyshuari kishte organe gjenitale mashkullore. Pas marrjes në pyetje të mëtejshme, i dyshuari rrëfeu se ai e kishte mashtruar Imamin për paratë e tij.
Featured image of article: E çuditshme/ Imami nga Uganda zbulon se “gruaja” e tij ishte një burrë, dy javë pas dasmës

Ugandë –  Një imam në Ugandë ka zbuluar se gruaja e tij me të cilën sapo u martua ishte në të vërtetë një burrë. Mohamed Mutumba dhe “nusja” e tij nënshkruan një kontratë martese në një ceremoni tradicionale dy javë më parë.

Ai nuk ndau me të asnjë akt seksual pas martese, pasi nusja kishte thënë se ajo ishte me menstruacione

“Isha i duruar dhe prita derisa ajo të ishte “okej”, shprehet imami.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë gjersa një javë më parë, Mohammed Mutumba mësoi lajmin shokues. Fqinjët vunë re se “gruaja” hipi në mur dhe u vodhi televizorin si dhe rrobat. Fqinjët denoncuan rastin në fjalë në polici dhe efektivët arrestuan të dyshuarën.

E dyshuara mbërriti në komisariat e veshur me rroba islamike dhe sandale. Më pas, një oficere policie iu desh ta kontrollonte të akuzuarën përpara se ajo të futej në qeli.

Para se ta fuste pas hekurave, një oficer policie kontrolloi të dyshuarin dhe ishte agresiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Siç është praktika e zakonshme, një oficer femër policie kontrolloi të dyshuarin para se ta mbyllte atë në qeli.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi gjithashtu se i dyshuari kishte organe gjenitale mashkullore. Pas marrjes në pyetje të mëtejshme, i dyshuari rrëfeu se ai e kishte mashtruar Imamin për paratë e tij.

Burimi: Bizarre

A.C;E.K/Dosja.al

Shto Koment