LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA e plotë e Prokurorisë: 4 akuzat për 9 të arrêstuarit për tërmetin, të qëndrojnë në burg

17 Dhjetor 2019, 12:18 Nga DOSJA
DOSJA e plotë e Prokurorisë: 4 akuzat për 9 të

DURRËS- Në Gjykatën e Durrësit po zhvillohet seanca për 9 të arrêstuarit, të cilët akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “vrâsje me dashje”. Arrêstimet e tyrë janë bërë nga Prokuroria e Durrësit, pas hetiemve në vendet ku vdîqën disa qytetarë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dosja.al po u sjell më poshtë dosjen e plotë të organit të akzuës, ku kërkohet masa e sigurisë arrêst në burg për të gjithë të arrêstuarit. “Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit”, shkruhet në kërkesën e Prokurorisë.

DOSJA E PLOTË

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË DURRËS

KERKESE PER VLEFTËSIMIN E NDALIMIT DHE CAKTIMIN E MASËS SË SIGURIMIT

GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR D U R R E S

Ne Durrës sot me 15.12.2019.

Ne Prokurorët, Edmond Koloshi, Pali Deçolli, Madrid Kullolli, Prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, pasi studiuam aktet e procedimit penal nr. 2466 viti 2019.

KONSTATUAM:

Se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Durrës, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, i cili bën fjalë për veprat penale “Vrasja me dashje”,“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikuara nga nenet 76, 79 germa “dh”, 199/a/3 dhe 248,186/3 i Kodit Penal.

Më konkretisht, në datë 26.11.2019, ora 03:54, në Durrës dhe rrethinat e tij, ka rënë një termet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter, i cili ka zgjatur mbi 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo mos kryerjes së detyrës nga inxhinieret projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera ne kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave përgjegjës janë nxjerrë urdhrat e ndalimit bazuar në nenin 253 te K.Pr.Penale. Urdhërat e ndalimit ndaj shtetasve të sipërpërmendur janë lëshuar pasi ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje, Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, Shpërdorimit te detyrës, dhe Falsifikimit të dokumenteve” të parashikuara nga nenet 76, 79/dh, 248, 186/3 të Kodit Penal.

Me konkretisht:

a)Nga veprimet e disa ndërtuesve formal dhe informal të objekteve te ndërtuara në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit, ka ardhur si pasojë vdekja e disa personave banorë të këtyre ndërtesave, apo ne një rast tjetër nga ana e nëpunësit publik te ngarkuar me detyrën e administrimit dhe mirëmbajtjes të një objekti është lejuar strehimin në këtë objekt i një punonjësi te Ministrisë së Brendshme, pavarësisht se objekti ishte deklaruar si i pa shfrytëzueshëm nga ana e ekspertëve të fushës, duke sjellë si pasojë vdekjen e këtij të fundit.

Personat e mësipërm kanë konsumuar ne këtë mënyrë elementët e veprës penale “Vrasjes me dashje” apo “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 76, 79 germa “dh” të Kodit Penal

b) Nga ana e funksionarëve publikë të zyrës së Aluizni-t Durrës janë kryer veprime në kundërshtim me Ligjin nr.9482 datë 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, në lidhje me legalizimin e objekteve pa u plotësuar kushtet tekniko-ligjore duke sjelle pasoja ne jetën e njerëzve.

c) b) Nga ana e funksionarëve publikë të zyrës së I.M.T.Bashkia Durrës janë kryer veprime në kundërshtim me Ligjin nr.9780 datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme” ( i ndryshuar), në lidhje me lejimin e ndërtimit te objekteve në kundërshtim me ligjin.

d) Gjithashtu objekt i hetimeve kanë qenë edhe veprimet e kryera nga ana e subjekteve private, projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues te ndërtimeve me leje dhe pa leje të cilët dyshohen se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit. Ndërkohe nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se një pjesë e ndërtimeve janë kryer vite më parë, duke bërë të pamundur ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me subjekteve e këtyre veprave për shkak të afateve të parashkrimit të ndjekjes penale si dhe për shkak se nj epjes e këtyre te dyshuarve nuk jetojnë.

I- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Miramare, lagjia nr.13,Durrës.

Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur nje objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti 2005 dhe per te cilin ishte plotësuar formulari i vet deklarimet ne vitin 2005 dhe nje formularë tjetër ne vitin 2006, i legalizuar ne vitin 2018.

Nga shembja e objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13, Plazh Durrës, edhe si pasojë e lëkundjeve te tërmetit gjetën vdekjen shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka.

Nga ana e policisë gjyqësore janë administruar pranë A.SH.K Durrës praktikat e Aluizni-t qe ka shërbyer per legalizim e objektit dhe sekuestrimin e praktikes se ZVRPP Durrës ne lidhje me pronën ne emër te shtetasit Rruzhdi Xheka.

Nga verifikimi i dosjes se Aluizni-t dhe asaj te regjistrimit rezulton se u gjenden dokumente e renditura si me poshtë vijon: (te marra ne cilësinë e provës materiale tek te cilat vërehen disa parregullsi në to)

Formulari i Vetë deklarimit Nr. 1564 datë 03.03.2005, firmosur nga pronari objektit Rruzhdi Xheka.

Vetë deklarim për legalizimin e objektit nr. 3439 datë 12.09.2006, ku në të është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 20.09.1998. Firmosur nga pronari objektit Ruzhdi Xheka.

Çertifikatë familjare e shtetasit Rruzhdi Xheka e datës 11.09.2006.

Gent Plan i datës 18.09.2010 për të pesë katet e ndërtesës është firmosur nga Sejdi Dauti, Luan Sulejmani dhe verifikuar nga Adrian Tanushi specialist tereni në ASHK-Durrës, ku verifikimi është bërë në datën 03.12.2018.

Procesverbal Verifikimi në terren i datës 3.12.2018 firmosur nga specialist i terrenit Ardian Tanushi dhe hartografi Flavio Rexho,.

Gen Plan i datës 08.02.2019 i firmosur nga Flavio Rexho hartograf, në pozcoinin e Përgjegjës i sektorit të hartografisë, Elvis Pengili Përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë. Dhe drejtori Arben Isaku.

Planimetritë e kateve të ndërtesës të firmosur nga Arben Isaku, Flavio Rexho dhe Ardian Tanushi . dtë datës 06.02.2019.

Leja e legalizimit nr. 283837 datë 20.12.2019 në emër të Rruzhdi Xheka. Firmosur nga Aldo Dakovelli , Arben Isaku

Deklaratë Personale e datës 02.02.2017 e firmosur nga deklaruesi Ruzhdi Xheka i cili sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve që vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt prej shkaqeve natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.

Fotokopje e njëhësuar me origjinalin e Çertifikatë pronësisë së truallit me nr.1528794 datë 12.10.2017 me pronar Arjan Rruzhdi Xheka dhe hartës treguese e lëshuar nga regjistrues Ardjan Kona.

Vendim për kualifikimin e ndërtimit informal me nr. 31120 datë 14.12.2018 firmosur nga Aldo Dakavelli dhe Arben Isaku.

Shkresë nr. 375 datë 10.11.2017 e Aluiznit drejtuar ZVRPP Durrës bashkëlidhur harta treguese me vulë lidhëse si dhe kartelat e pasurive me nr. 8/29 dhe 8/28 pa vulë lidhëse.

Shkresë nr.1942 datë 19.02.2019 për dërgimin e dosjes për regjistrimi në ZVRPP Durrës. Firmosur nga drejtori Arben Isaku

Shkresa nr.1941 datë 19.02.2019 për njoftimin për legalizim në Bashkinë e Durrësit për subjektin Rruzhdi Xheka. Firmosur nga Arben Isaku.

Të gjithë formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi.

Fotokopje- Akt Ekspertizë e Godinë sociale ekonomike pesë kate firmosur ing. Shyqyri Qemal Krymbi e Janar 2011 fotokopje e firmosur nga kryetari i komisionit Stavri Ristani. Tetë fletë.

Fotografitë e objektit pa datë..

Nga studimi i bërë praktikës së sekuestruar në Hipoteka Durrës në datën 03.12.2019 rezulton si më poshtë vijon:

Referenca Nr. 00037504 ZK.8518 Nr. Pas. 8/189/Nd, vol.133, fq.208 me pronar Ruzhdi Xheka.

Kartelë pasurie ZK.8518 Nr. Pas. 8/189/Nd, vol.133, fq.208 me pronar Ruzhdi Xheka.

Harta treguese e regjistrimit me shënime me shkrim dore nga pas dhe mban datën 25.03.2019.

Kërkesa dhe fatura pagese në emër të shtetasit Rruzhdi Xheka.

Shkresë nr.1942 datë 19.02.2019 për dërgimin e dosjes për regjistrimi në ZVRPP Durrës.

Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjetë ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 283837 datë 20.12.2018 godinë pesë kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 557m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 308m2, për aktivitet 1434m2.

GenPlani është firmosur nga Flavio Rexho ne pozicionin e Përgjegjësit të Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZEN Durrës, si dhe planimetritë e kateve të ndërtimit, Përditësimi është bërë nga M.Tanushi, firmosur nga Drejtori i Aluiznit Arben Isaku.

Plan Rilevimi është përgatitur nga subjekti-ING. 2018 .Luli Pengili.

Licensë Nr. 6872 e subjektit ING 2018.

Kartelë pasurie ZK.8518 Nr. Pas. 8/29/Nd, vol.15, fq.227 me pronar Arjan Rruzhdi Xheka.

Mbështetur ne te dhënat e sipër përmendura ka rezultuar se nga ana e personave që kryejnë funksione publike, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Gjithashtu, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e subjekteve private, në cilësinë e ndërtuesit informal, është kryer ndërtimin e një objekti 5-kate në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht objektin e emërtuar Hotel “Mira Mare”, ku për shkak dëmtimit në strukturën e objektit, ka sjell shembjen e tij dhe për pasojë vdekjen e shtetasit Sotiraq Vangjel Misha dhe Evjola Bajram Broshka të cilët gjendeshin në këtë objekt.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:

1-Shtetasi Rruzhdi Xheka ne cilësinë e aplikuesit për leje legalizimi dhe ne cilësinë e pronarit te objektit rezulton se ka kryer ndërtimin e nje objekti pa respektuar rregullat dhe normat ligjore ne fushën e ndërtimit per sa i përket studimit, projektimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit te objektit informal. Nga ana e ndërtuesit nuk është kryer asnjë lloj studimi gjeologjiko-sizmiologjik, nuk është kryer asnjë lloj projekti i konstruksionit dhe objektit 5 ketesh, nuk është mbajtur asnje libër masash mbi punimet e kryera dhe cilësinë e materialeve te ndërtimit të përdorur, nuk ka te dhëna qe zbatimi i punimeve te jete kryer nga subjekt i licencuar si dhe nuk ka kryer asnjë lloj akti kolaudimi apo ekspertimi teknik lidhur me qëndrueshmërinë.

Edhe akti teknik i nevojshme per legalizimin e objekti qe lidhet me strukturën dhe qëndrueshmërinë eshte nje akt ekspertimi i cili gjendet ne fotokopje dhe i dyshuar tërësisht i falsifikuar pasi megjithëse legalizimi eshte kryer ne vitin 2018, personi qe pretendohet se ka hartuar aktin ka ndërruar jete me shume se pese vite para legalizimit te objektit!

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Rruxhdi Xheka lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit ka kryer veprime me dashjen e tij ate te ndërtimit, krijimit dhe fitimit te nje pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte nje objekt me 5 kate per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës perderi sa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Rruzhdi Xheka dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

2- Arben Isaku ne cilesin e Drejtorit te Aluizni-t Durres, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

Nga ana e tij janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje me administrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe kualifikimi i objektit “Hotel Mira Mare” Lagjja nr.13,Plazh Durrës ne kushtet kur ligji e përjashton nga legalizimi,pasi objekti nuk plotësonte kushtet per legalizim, sepse nuk kishte nje akt ekspertimi teknik te rregullt per qëndrueshmërinë si njeri nga kushtet kryesore te dokumentacionit teknoko-ligjor te legalizimit te objekteve mbi 5 kate, etj, duke konsumuar kështu elementet e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

II- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne pallatin nr.1032 rr. “Bashkimi” Durrës.

Në lagjen nr.6 është shembur nje pallat 6 katesh i cili mbante numrin 1032 ne Rrugen “Bashkimi” Durrës, ku kanë humbur jetë shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana. Nga dëshmitë e para të personave që kane dijeni për veprën penale, nga administrimi i dokumenteve prove materiale, nga këqyrja e vendit te ngjarjes, nga këqyrja e pamjeve filmike te transmetuara nga mediat vizive rezulton se pallati me nr 1032 ka qene pallat 6 katesh i cili është shembur në dy katet e pare dhe vazhdonte te qëndronte si bllok nga kati i trete (rrafsh me sipërfaqen e tokës) dhe lart, si dhe ky pallat ka komplet pjesën e shkallës të shembura.

Nga deklarimet e pare rezulton se na katin e pare ka qene nje lokal i ndërtuar vitet e fundit dhe qe quhet Baron’s bar me pronar shtetasi Artur Terziu.

Nga ana e policisë gjyqësore janë administruar pranë A.SH.K Durrës praktikat e Aluizni-t qe ka shërbyer per legalizim te shtetas anesore 26m2 te këtij lokali ne emër te shtetasit Artur dhe Anisa Terziu, dhe sekuestrimi i praktikes se ZVRPP Durrës ne lidhje me pronën (apartament) te shtetasve Artur Terziu. (gjithashtu jane sekuestruar dhe praktika te banoreve te tjerë te këtij pallati 1032).

Nga verifikimi i dosjes se Aluizni-t për shtesën e kryer nga shtetasi ArturTerziu rezulton te ketë këto dokumente si me poshtë: (ne cilësinë e provës materiale tek te cilat vërehen disa parregullsi në to)

Deklarate personale date 28.04.2016 ku shtetasi Artur Terziu posedon objekt me funksion aktivitet me adrese Durrës, (Deklarate është pa nënshkrimin e deklaruesit)

Deklarate për përfshirje ne proces legalizimi nr 1643 (pa date) ku shtetasi Artur Terziu deklaron se ndërtimi është ngritur ne vitin 2009, me adrese L.6 Rr Bashkimi, nënshkruar nga Artur Terziu.

Certifikata për vërtetimin e pronësisë ne emër te shtetasit Artur dhe Anisa Terziu per Llojin e pasurisë Apartament me sipërfaqe 83.47m2.

Procesverbal i verifikimit ne terren qe mban date 28.04.2016 (e njëjta date qe është bere edhe deklarata personale si dhe ky procesverbal nuk ka emrin e asnjerit nga specialisteve qe kane bere matjet ne terren por vetëm nënshkrimin ne vendin përkatës qe nënshkruhet nga përgjegjësi I hartografisë (I. Keçi)

Skicat fushore (planimetrike e katit përdhe dhe Genplan) me pronar Artur dhe Anisa Terziu L.6 dhe funksioni social ekonomik, (pa date) dhe nënshkruar nga A.Malko dhe H.Huqi

Planimetria e katit përdhe dixhitale “shtese anësore 1 kat ne objektin ekzistues 6 kat” e cila mban datën 28.04.2016 (ne te njejten dite qe eshte bere deklarata personale dhe procesverbali I verifikimit ne terren, ne kete kane nenshkruar punoi Rudina Zela; përditësoi është pa nënshkrim; përgjegjësi I sektorit GIS Ilirjan Keçi dhe drejtorit Flamur Gjuzi).

Genplan, per sip ndërtimi 26m2, (pa date, dhe nuk tregon se kujt i perket sipërfaqja e parcelës ndërtimore, sipërfaqe shtet apo sip e te treteve ) nënshkruar nga përgjegjësi i Hartografise Ilirjan Keç, përgjegjësi i sektorit te çështjeve te pronësisë Elvis Pengili dhe Drejtori Flamur Gjuzi.

Vendim për kualifikimin e ndërtimit informal nr 14422 date 02.05.2016, (4 dit pas matjeve ne terren, i nënshkruar nga S.Bello date 17.05.2016 dhe drejtori Flamur Gjuzi

Akt ekspertimi teknik date 09.05.2016-12.05.2016 i mbajtur nga ana e ekspertit ing Defrim Celami, formal pa nënshkrimin e investitorëve Artur Bajram Terziu dhe Anisa Fatos Terziu. Bashkangjitur këtij akti janë dhe planimetria e katit perdhe fotografi te pallati ku ne katin e pare ndodhet lokali Baron’s.

Shkrese nr 8283 date 17.05.2016, Aluizni- drejtuar Bashkise Durres zyres se urbanistikes ku i kërkon nëse ne zonën kadastrale me nr. 8513 ku zhvillohet object pa leje I vete deklaruar per legalizim nga subjektet Artur dhe Anisa Terziu cenon apo jo trungun kryesor te infrastrukturës inxhinierike si dhe rrugën, trotuare ne inventarin e Bashkisë Durrës. Nënshkruar nga drejtori Flamur Gjuzi.

Leja e legalizimit nr 613 date 17.05.2016, per objektin shtese anësore 1 kat ne objektin ekzistues 6 kat i jepet Artur dhe Anisa Terziu ne lagjn 6 të Bashkisë Durrës, sip 26m2, nënshkruar nga përgjegjësi i sektorit te legalizimit date P/S.Bello dhe drejtori Flamur Gjuzi. Kjo leje legalizimi ka te njëjtën date 17.05.2016 me shkresën qe Aluizni i kërkon zyrës se urbanistikes informacion, pra ka bere legalizimin e shtesës pa marre përgjigje.

Shkrese nr 29660 date 24.12.2016 ku Aluizni i dërgon bashkisë Durrës njoftim mbi pajisjen me leje legalizimi te subjektit Artur dhe Anisa Terziu.

Shkrese nr 29661 date 24.12.2016 ku Aluizni i dërgon ZVRPP Durrës dosjen per regjistrim fillestar.

Nga verifikimi i dosjes se ZVRPP per shtesën e kryer nga shtetasi Artur Terziu rezulton te ketë këto dokumente si me poshtë :

Aplikim dhe mandate arkëtimi.

Planimetria e katit perdhe dixhitale “shtese anësore 1 kat ne objektin ekzistues 6 kat” e cila mban daten 28.04.2016 (ne të cilën eshte nenshkruar punoi Rudina Zela; përditësoi eshte nënshkrim A.Qetka (I cili nuk e ka emrin te skicat fushore),.

Liçence nr 6727 e shoqërisë Gjeodetika 2010SH.P.K me me shkrim dore ka shënimin “kjo liçence eshte e vlefshme vetëm per planrivelime z.Artur Bajram Terziu etj”

Shkrese nr 13/1 date 06.01.2017 e Bashkisë Durrës drejtuar ZVRPP Durrës qe e vërteton se subjekti Artur dhe Anisa Terziu prot nr 13 dt 05.01.2016 ka paguar taksen e ndikimit ne infrastrukturë pranë Bashkisë Durrës per objektin e legalizuar.

Duke analizuar dokumentacionin, faktet dhe provat e administruar rezulton se :

Pallati nr 1032 i ndërtuar ne vitin 1988-1989 dhe para 4 vitesh struktura e katit te pare te ketij pallatit ka pësuar ndryshime si pasoje e ndërtimit te lokal Barons te përshkruar me siper. Pasi shtetasi Artur Terziu ja ka blere apartamentin e katit te pare te pallatit nga shtetasi Naum Bregu me date 25.06.2014 (sipas kontrates).

Nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosjen e ALUIZNIT rezulton se deklaratën per përfshirjen ne procedurat e legalizimit të ndërtimit pa leje dhe ose shtesës ose ndërtimit me leje shtetasi Artur Bajram Tereziu ka deklaruar, se ndërtimi është ngritur ne vitin 2009. Me date 26.09.2019 shtetasi Artur Terziu është proceduar ne gjendje te lire per ndërtim pa ligjshëm pikërisht ne katin e pare te këtij pallati (njëkohësisht janë dërguar edhe autorizimi nr 4928 prot date 18.08.2014 qe bashkia Durrës e autorizon shtetasin Artur Terziu per te bere punime për mirëmbajtje e apartamentit Brenda afatit 3 mujor si dhe njëkohësisht me shkrese nr 4929 date 18.08.2014 i drejtohet Kryeinspektor Artur Cela ne insperktoriatin Ndërtimore Urbanistik te Bashkisë Durrës qe te shihet me rigorozitet zbatimi i afateve kohore te punimeve qe po behet nga ana e shtetasit Artur dhe Anisa Terziu dhe mos dalja jashtë përcaktimeve te ligjit 110/2013 pika 2 nenit 70/33 per punime per mirembajtje). Nga kqyrja e marrja te dhënave ne internet ka rezultuar se Baron’s bar ka qene funksionale dhe ne gjendje pune qe ne vitin 2015 (te publikuara nga Barons Bar ne aplikacionin instagram).

Nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara ne funksion te këtij procedimi penal, rezulton se:

Duke analizuar te dhënat e mësipërme rezulton se objekti pallati 1032 eshte rrezuar si pasoje e punimet ne katin e pare pasi dhe vete shtetasi Artur Terziu pranon te ketë hequr mure kryesore mbajtëse dhe duke i zëvendësuar ato me vetrata xhami. Ai ka marre leje per rregullimin e shtëpisë dhe njëkohësisht e ka kthyer ambientin e apartamentit ne njësi shërbimi ( lokali) duke shtuar dhe future si shtese edhe 26m2 te ambienteve publike. Ky arsyetim bazohet ne faktin se pallati është shembur vertikalisht ne dy katet e pare ne te cilat është cenuar qëndrueshmëria si pasoje e heqjeve te mureve mbajtëse per rregullimin e këtij lokali, ku nga tërmeti i datës 26.11.2019 është shembur dy katet e para dhe pjesa e shkalleve për pasoje ka sjelle vdekjen e shtetasve Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.

Midis personave qe kane përgjegjësi penale lidhur me veprimet dhe mos veprimet e kryera gjate kryerjes se ndërtimit te lokalit Barons dhe legalizimit te ndërtimit te tij,(veç personave te tjerë) rezulton se janë shtetasit:

1- Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës nuk ka ndjekur dhe konstatuar punimet për ndërtimin e paligjshëm të kryera nga shtetasi Artur Terziu, i cili më parë kishte marrë një autorizim të datës 18.08.2014, për të kryer punime mirëmbajtje të apartamentit. Për këto veprime dyshohet se shtetasi Klajdi Lame, me detyrë Inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal për te cilën është urdhëruar ndalimi i tij ne datën 14.12.2019.

2- Albrend Qetka si njeri prej personave që kryen funksione publike, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” duke kryer legalizimin dhe regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve. Ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, ka kryer veprime për të legalizuar më datë 17.05.2016 objektin në kundërshtim me ligjin, i cili dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Ne deklarimin e tij ky shtetas ka sqaruar se: Në vitin 2016 ka qene specialist matje ne terren dega Aluiznit Shijak dhe sqaron se pasi printohet planimetria dixhitale është e detyrueshme qe te nënshkruhet nga njeri nga dy specialisti qe ka bere matjet ne terren ne vendin përkatës “përditësoi”. Duke pare praktiken e ZRVPP pikërisht planimetrine dixhitale të katit përdhe te shtesës 26m2 ai sqaron se ka qen ai për te bere matjet ne atë vend përderisa është nënshkruar nga vete ai ne këtë planimetri por nuk mban mend se me ke ka qene për te bere matjet te ky objekt. Ndërkohë qe skica e matjeve ne terren siç përmendet me sipër është ne emer te dy personave te tjerë!

3- Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik, dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. Ai ka sqaruar se, nuk ka dijeni se si eshte lidhur me shtetasin Artur Terziu por mban mend se kishte bere diçka te vogël, pikërisht nje akt ekspertimi por ai vete nuk i thoshte dot akt ekspertimi por nje vete deklarim për punimet te bere nga ana e tyre dhe e nënshkruar nga ana e tij si ekspert teknik. Për ketë ai mban mend se ka ardhur ne Durrës pasi e kan sjelle po te lokali ku ishte dhe ka marr disa te dhëna me shkrim dhe me pas është larguar nga aty dhe ka bere ketë akt ekspertimi dhe pas disa ditësh ka takuar dike ne Tirane (nuk mban mend) dhe ja ka dhëne aktin. Për ketë shërbim ai sqaron se nuk ka marre asnjë lek.

III- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne ish objektin Hotel Tropikal, lagjia nr.13,Durrës.

1-Avdulla Osmani ka ndërtuar nje Objekti Hotel “Tropikal”, ndodhet në lagjen 13 Plazh, Bashkia Durrës, , objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banes, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “Dule Shpk”.

Si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar (dy vëllezër, vëllezërit Shemsedin Abazi dhe Isan Abazi), si dhe kane pesuar dëmtime te renda pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës Tirane, ish spitali ushtarake.

Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe legalizimit, projekti është bere mbas realizimit te ndërtimit sipas nenit 77 te ligjit nr 8405 date 17.09.1998 dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje nje vërtetim sikur ndërtimi është bere ne vitin 1994 ndërsa per efekt te legalizimit jane mbajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006.

Si subjekte për ndërtimin e objektit shtetasi Avdulla Osmani ka bere nje akt marrëveshje me Subjektin “ED-GEST” por ndërtimi, por objekti nuk është ndërtuar nga ky subjekt, megjithëse pranohet nënshkrimi i marrëveshjen me investitorin per te ndërtuar objektin.

Akti i kolaudimit është i vetëm nga ana sipërfaqësore, akt i cili është i domosdoshëm per aplikimin e investitorit per te marre lejen dhe jo per kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qëndrueshmërinë.

Nga ana e ndërtuesit njëkohësisht edhe investitori i cili ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore e ka legalizuar objektin dhe pas saj sërish ka kryer ndërtim shtese për te cilin ka aplikuar për leje legalizim por nje kat shtese por i cili nuk është legalizuar.

Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Më dashje indirekte ai ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë pasi po ndërtonte një objekt me lartësi me 5 kate dhe me pas edhe nje kat shtese per banimin e njerëzve dhe pikërisht per Hotel, ndërkohe qe me ndërgjegje e lejon ardhjen e pasojës përderisa nuk merre masa ne respektimin e legjislacionit dhe rregullave te fushës se ndërtimit.

Për këto arsye me veprimet dhe mos veprimet e tij shtetasi Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine banime e familjes Lala, lagjia nr.17,Durrës.

Objekti katër katesh “Vila Lala” i cili ndodhet në lagjen nr. 18/1, në rrugën “Mihal Rama” Durrës, është ndërtuar nga shtetasi Rasim Shehu, i cili ka ndërtuar këtë objekt me porosi të familjes Lala, pa projekte të miratuara në lidhje me strukturën dhe qëndrueshmërinë e objektit. Si pasojë e lëkundjeve të tërmetit kanë pësuar vdekjen shtetasve Amelia Lala, Emiljo Lala, Enisa Lala, Dionis Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala, Griselda Lala dhe Marjeta Lala.

Pas kryerjes se procedurës se legalizimit te objektit dhe nevojës per regjistrimin e tij, nga ana e shtetases Nevjana Isufi me profesion Arkitekte dhe aktualisht eshte drejtuese ligjore e shoqerise J&F Architectural Designer SHPK, ka firmosur ne emer te shtetasit Vasil Gjoni me detyre Inxhinier lidhur me plan rilevimin ee baneses dhe planvendosjes se saj.E pyetur lidhur me kete fakt ajo ka deklaruar se ka firmosur ne emer te studios.

Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetases Nevjana Isufi, në cilësinë e hartuesit te “Planit te rilevimit” date 30.10.2015 per pasurinë ne emër te shtetases Sebahadete Lala shtetësia Nevjana Isufi ka nënshkruar ne emër te Ing. Vasil Gjoni i cili nuk e ka përpiluar dhe nënshkruar kete “Plan Rilevimi”,duke sjelle per pasoje regjistrimin e pasurisë me nje plan rilevimi te falsifikuar dhe duke kryer ne këto kushte veprën penale te “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.

Provat e administruara ne funksion te këtij rasti jane si vijon:

Është terhequr nga Zyrat e ASHK Durres dosja e objektit me referenca me Nr. 0010575 ZK.8511 Nr. Pas. 18313, vol. 48 fq. 64 me pronar Sahadete Lala.

Objekti është regjistruar në Hipotekë nëpërmjet ALUIZNIT me leje Legalizimi nr. 151151 datë 30.10.2015 godinë banimi katër kate mbi tokë me sipërfaqe të parcelës ndërtimore 427.78 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 118.8 m2, sipërfaqja totale e banimit 676.8 m2.

Ne kete fashikull ndodhen, kontratë shitje pasurie midis ALUIZNIT dhe Sehadete Lala. Kalimi i pronësisë për pasurinë me nr. 18/167 me sipërfaqe 427.78 m2 në Zk. 85.11, sipas VKM 1481 datë 12.11.2008.

Genplani i cili është firmosur nga Ing. Ilirjan Keçi me detyrë Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përpunimit të Informacionit Gjeografik në ALUIZNI Durrës, përditësimi është bërë nga G.Koçi dhe punoi E.Hoxha, frimosur nga Drejtori i Aluiznit Flamur Gjuzi.

Plan Rilevimi i cili është përgatitur nga Ing. Vasil Gjoni i cili deklaron se nuk e ka firmosur ai kete plan rilevimi, por eshte firmosur nga drejtuesia e studios.

Akt Kualifikimi Nr.8907 datë 06.08.2015,

Formulari i Vetëdeklarimit Nr. 776 datë 24.02.2005, përpiluar nga Sehadete Lala.

Vetëdeklarim për legalizimin e objektit nr. 815 datë 29.08.2006 . Ku është pasqyruar viti i ndërtimit të objektit 06/2002. Gent Plan i datës 09.08.2008 për të katër katet e ndërtesës është firmosur nga G.Keçi, R.Zeqja, E.Baruti, G.Demka, F.Çuni, A Halili, Sh.Demo.

Procesverbal Verifikimi në terren i datës 08.10.2014 firmosur nga G.Keçi R.Zeqaj dhe I.Keçi Hartograf. Ortofoto digitale datë 14.04.2007 firmosur nga Ilirjan Keçi dhe Flamur Gjuzi, ku disa specialiste te zyres se Aluiznit kane qene te pranishem ne Gen Plan me iniciale, por qe me pas eshte skanuar ne zyrat e ASHK Durres dhe jane identifikuar me gjeneralitete te sakta, Gerald Koci, Rovin Zeqja, Elham Baruti, Faslli Cuni, Agron Halili, Sheptim Dema dhe Aleks Prenga.

Jane te vendosur ne dosje edhe formularët e pagesave sipas deklaratave dhe mënyrës së pagesës së bërë nga aplikuesi. Deklaratë Personale e datës 08.201.2014 e firmosur nga deklaruesi Sehadete Lala e cila sipas formularit deklaron se mbart mbi vete koston e dëmtimeve qe vijnë si pasojë e punimeve të kryera në objekt per shkaqet natyrore, kur nuk janë respektuar kushtet teknike, përdorimit të objektit ndërhyrjet ne rikonstruksionin mbajtës të objektit.

VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine “Shtepia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme, lagjia nr.13,Durrës.

Ne Objektin e emërtuar “Kavalishenca” i cili ndodhet në lagjen nr. 13, Durrës, rezulton se është ndërtuar me leje ndërtimi një pjesë e ndërtimit gjatë viteve 2007-2008, ku si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka pësuar vdekjen shtetasi Bujar Hajdarmetaj.

Ne funksion te hetimeve eshte verifikuar dhe marre ne institucionet ASHK, ALUIZN, BASHKI, TATIME, IKMT/IMT, Këshill Qarku , Njësitë administrative, dokumente dhe prova që lidhen me objektin i cili eshte shkatërruar dhe ka dale jashtë funksionit.Ne funksion të hetimeve të këtij procedimi penal jane marre dhe administruar provat si vijon:

I-Ne Zyren e arkives se Kadastres Durres jane marre keto dokumenta :

Referenca me nr.0042,ZK 8518 me numer pasurie 53/1 vol.7 faqe 145 me emrin Shtepia e Pushimit Ministria e Brendshme, bashkelidhur me flete invertari te dates 31.01.2017, bashkelidhur me dy mandate pagese, aplikim kerkese date 11.02.2005. Kerkese per hipotekim me nr.05, prot date 10.01.2017 drejtuar ZRVPP Durres bashklidhur kerkese per hipotekim me date 10.02.2005. Kopje e Vendimit te Keshillit te Ministrave 250, i dt.24.04.2003. Vendim me nr. 316 date 24.04.2003 shkrese e zyres Qendrore te RPP me nr.498/1 date 23.06.2003. Shkrese per hipotekim me nr.05 prot date 10.02.2005. Vendimi I Keshillit te Ministrave 250 I dt.24.04.2003. Vendimi me nr,316 date 24.04.2003 . Shkrese Zyres Qendrore te RPP paluatjshme me nr.489/1 date 13.06.2003 kopje . Shkrese Ministrise se Rendit Publik nr.349 prot date 02.07.2003. Akti verifikimi I dates 30.03.2005. Formular per inventarizimin bashkelidhur planin e pergjithshem te vendosjes se objekteve shtetore 1995. Sips procesverbalit te sekuestrimit te dokumentaeve te dates 04.12.2029.

II- Ne ambientet e Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendeshme Durres jane marre me proceserbal kqyrje marrje te dates 09.12.2019, dokumentat si me poshte:

Shkesa nr.346 prot date 26.09,2019 Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019, Informacio i dates 27.09.2019 mbi gjedjen e hotelit pas termetit te dates 21.09.2019. Shkresa nr.8560 date 30.10.2019 mbi organizimin e nje aktiviteti ne ambijett e shtepse se pushimit , Kontrate sipermarrje me object rikonstruksioni te hotelin nr.4.Relacion teknik per projektin elektrik te hotelit nr.4, Procesverbal kolaudimi I dates 15.11.2008 me lidhjeme hotelin nr,. 4 .Plan vendiosje te hotelit nr,4.Preventivi per rikontruksion te hotelit nr.4 Relacion per ecurine punimeve te dates 10.09.2007. Preventivi dyte per rikonstruksionin e hotelit nr,4. Firmulari per inventarizimin e pronave te paluajtshme . Sistemi urbanistik I zones se Shtepise se Pushiit te vitit 1988 . Urdher Prokurimi nr.388 fate 04.11.2019 se bashku me te gjithe procedure per rikontruksionin e hotelit nr.4 pas teretit te date 21.09.2019 sipas procesverbalit. Jane printuar imazhe nga Google maps, te objektit.

Eshte marre deklarim pergjegjesit te sherbimeve ne Shtepia e Pushimit Ministria e Brendshme, Kujtim Hasa si dhe personave te tjerë qe tregojnë rrethan të hetimit.

Pas administrimit te Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019 ka rezultuar se ne daten 26.09.2019 ka ardhur ne SHP ( Kavalishence) nje grup inxhinjeresh i perbere nga kater persona te Bashkise Durres dhe pasi eshte hapur godina Hoteli Ri (nr,4) se bashku me kater inxhinjeret eshte bere inspektimi i te gjithe ambjenteve nga kati i pare deri ne katin e peste. Ku ata kane pare kollonat me vemendje te vecante, kollonat mbajtese ,muraturen hapesirat e ndryshme dhe te gjitha ambjentet qe dispononte godina. Pasi ata kane bere inspektimin e tyre kane bere nje raporti i dates 26.09.2019, me titull “Akti konstatimit te situates pas termetit” , nga ana e inxhinjereve ata kane bere raport duke konkluduar se aktualisht ambientet janë të pashfrytezueshem.

Nga ana e eksperteve i eshte sugjeruar drejtorit si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.

1-Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Kujtim Hasa, në cilësinë e Shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i cili kishte dijeni për konstatimin e eksperteve se duhej marre masa provizore e mosqendrimit ne ambientet e Shtëpisë se Pushimit për shkak të dëmtimit qe kishte shkaktuar tërmeti i datës 21.09.2019, është lejuar hyrja dhe qëndrimi në këto ambiente i shtetasve te ndryshëm.

Nga lejimi i strehimit në ambientet e Shtëpisë së Pushimit edhe per shkak te lekundejeve te termetiti te datës 26.11.2019 në objektin për te cilin nga ana e inxhiniereve dhe arkitekteve ishte rekomanduar mos përdorimi i tij,ka ardhur si pasojë vdekja e shtetasit Bujar Hajdarmataj, duke kryer në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarit Kujtim Hasa.

Shtetasi Kujtim Hasa më dashje indirekte ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë nisur nga informacioni qe kishte, nuk e ka dëshiruar ate por ka lejuar qe pasoja te vije, duke lejuar frekuentimin e ambienteve te Shtepise se Pushimit gjat gjith kohës pas termetit te datës 21.09.2019, duke ardhur ne datën 26.11.2019 pasoja ne humbjen e jetës se shtetasit Bajram Hajdarmetaj.

2-Nderkohe shtetasi Ahmet Doda, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa drejtuese dhe organizative per nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga nga ana e inxhinierëve te Bashkise Durres, duke sugjeruar si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.

Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit të Sherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.

Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

 

Nisur nga sa me sipër me veprimet dhe mos veprimet e kundra ligjshme te kryera nga ana e personave te sipër përmendur, rezulton se nga ana e tyre jane kryer veprat penale te dyshuara per secilin sipas parashikimit te sipër përmendur.

Nisur nga fakti se veprat penale te kryera prej tyre paraqesin rrezikshmëri te larte shoqërore dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet e parashikuara nga neni 253 i K.pr.penale, është urdhëruar ndalimi. Per këto asrye bazuar ne enët 253,258,259 te K.Pr.penale nga ana e Gjykatës duhet te vlerësohen te ligjshme këto ndalime.

Gjithashtu nisur nga fakti se është e nevojshme kryerja e veprimeve te tjera hetimore ne funksion te procedimit penal dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228,229,230 te K.Pr.penale, eshte e nevojshme caktimi i masave te sigurimit ne ngarkim te personave te ndaluar.

Vepra penale e kryer nga sejcili i ndaluarit , paraqet rrezikshmëri shoqërore,

Për shkak se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ana e autorëve të veprës penale janë të tilla të cilat përligjin caktimin e një mase sigurimi ndaj tyre,

Në ngarkim të ndaluarve ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale.

Në rastin konkret ndaj të ndaluarve nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.

Duke mbajtur parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

Duke mbajtur parasysh se masa duhet të jetë në raport të drejtë me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete, te cilat janë vepra te renda (“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikuara nga nenet 79 germa “dh”, 199/a/3 dhe 248,186/3 i Kodit Penal ) te cilat parashikon dënim me burgim dhe me minimum e maksimum të lartë.

Nisur nga fakti se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provave si dhe mbledhjen e tyre.

Nisur nga fakti se lidhur me të dyshuarit ekziston rreziku që ata të të largohen e ti fshihen hetimit ( disa bashkautorë janë larguar e fshehur hetimit) ;

Nisur nga fakti se për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të dyshuarve ka rrezik që sejcili prej tyre të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohen, etj.

Për sa më sipër nisur nga fakti se është e nevojshme vleftësimi i ligjshëm i ndalimit dhe është nevojshme caktimi i një mase sigurimi per secilin te ndaluar, mbështetur në nenet 253/1,258,259,228,229,230,244 te K.Pr.Penale.

K E R K O J:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Arben Isaku, i biri i Bashkim dhe i Fatime, i datëlindjes 14.12.1977, lindur dhe banues Lagjen nr.6, Rruga “Bashkimi” Durrës me detyrë Zv. Drejtor i ASHK Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor veprës penale të “Shpërdormi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin.

Rruzhdi Xheka, i biri i Ismail dhe i Shkurte, i datëlindjes 29.05.1940, lindur në Dibër dhe banues Lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin

Klajdi Lame, i biri i Sabriu dhe i Makbule, i datëlindjes 01.04.1987, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin.

Albrend Qetka, i biri i Isuf dhe i Selbë, i datëlindjes 07.07.1984, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Defrim Celami, i biri i Kadri dhe i Aishe, i datëlindjes 29.06.19810.02.19675, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale per shtetasen:

Nevjana Isufi, e bja e Hysenit dhe e Fatime, e datëlindjes 27.08.1974, lindur dhe banuese në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Kujtim Hasa, i biri i Asllan dhe i Feride, i datëlindjes 06.02.1966, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, e dyshuar si autor e veprës penale “Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Ahmet Doda, i biri i Hazis dhe i Emine, i datëlindjes 14.03.1967, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale për shtetasin:

Avdulla Osmani, i biri i Rustem dhe i Ilma, i datëlindjes 28.11.1958, lindur dhe banues në Durrës, me shtetësi dhe kombësi shqiptare, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

PROKURORËT Edmond KOLOSHI/Pali DEÇOLLI/Madrid KULLOLLI

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË DURRËS

Nr. ___Prot (M.K) Durrës me_.__.2019

Lënda: Dërgojmë kërkesën për vleftësim ndalimi dhe caktim mase sigurimi ne funksion te procedimit penal nr.2466/2019.

Drejtuar: GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR

GJYQTARIT TË HETIMEVE PARAPRAKE

D U R R Ë S

Bashkëlidhur ju dërgojmë kërkesën për vleftësim ndalimi dhe caktim mase sigurimi në funksion te hetimeve të procedimit penal nr.2466 viti 2019 i cili bën fjalë për veprat penale të “Vrasja me dashje”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikuara nga nenet 76, 79 germa “dh”, 199/a/3, 248,186/3 i Kodit Penal.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!

DREJTUESI I PROKURORISE

Anita JELLA

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja e prokurorise situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019 dosja e prokurorise situata pas termetit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni