LIVE UPDATES
Aktualitet

DOSJA E PLOTË/ Dy momentet kur Luan Daci gënjeu institucionet. Fshehu punën e gjyqtarit në CV dhe mashtroi komisionin Ad Hoc

25 Maj 2020, 12:13 Nga DOSJA
DOSJA E PLOTË/ Dy momentet kur Luan Daci gënjeu institucionet. Fshehu

TIRANË- ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’ zbardh të plot dosjen penale ndaj Luan Dacit, gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që u pezullua nga detyra, pasi është nën hetim për falsifikim dokumtenash. Në dokumentet zyrtare zbardhet hap pas hapi çdo detaj nga hetimet e SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar materialin, ku hidhet dritë mbi faktin penal që rëndon ndaj Dacit, pezullimi i të cilit ka ulur ndjeshëm besueshmërinë te institucioni i vettingut, që vendos për fatin e njerëzve të drejtësisë.

DOSJA E PLOTË

SHPREHJA E INTERESIT PËR TU EMËRUAR NË INSTITUCIONET E RIVLERËSIMIT
Me vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr.82/ 2017 datë 10 qershor 2017 botuar në Fletoren Zyrtare, shtetasi Luan Daci është zgjedhur gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Më datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për tu emëruar në vendin vacant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit; anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; Komisioner Publik. Kjo kërkesë për aplikim është paraqitur në dy kopje, një kopje në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën angleze të nëshkruara prej tij. Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për aplikim, aplikuesi ka paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1995-1996, është titulluar avokat me nr.licencë xxx. Në CV-në e paraqitur shtetasi Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës. Në seancës dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të zhvilluar nga komisioni Ad Hoc, i Kuvendit më gjashtë anëtarë, për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. Pyetjes së komisionit se sa vjet ka punuar si gjyqtar, dhe pse është larguar nga funksioni Luan Daci është përgjigjur se: “Kam filluar në shtator të 1993. Fillimisht si ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën përpara komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës, jam emëruar gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar dhe zëvendëskryetar….deri në 24 dhjetor 1997 unë kam qenë gjyqtar në Gjykatën e Tiranës.

Pyetjes tjetër nga anëtari i Komisionit nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: “Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim”.

KALLËZIMI PENAL NDAJ DACIT DHE NISJA E HETIMIT NGA SPAK

Me datë 17 janar 220, në Prokurorinë e Posacme është paraqitur një kallëzim penal ndaj Luan Dacit. Sipas kallëzuesit në dokumentacionin zyrtar të marrë nga Kuvendi, rezulton se Luan Daci, ka bërë një kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit me objekt: “Aplikimin, emërimin e kërkuesit në vende vakante të shpallura në bazë të ligjit 84/2016, në faqen e dytë të së cilës, ka deklaruiar se “ndaj meje nuk është marrë diplinore e largimit nga puna, ose ndonjë masë tjetër disiplinore që është ende në fuqi, sipas legjislacionit në momentin e aplikimit. Ky deklarim që është bërë nga Luan Daci, në një dokument zyrtar drejtuar Avokatit të Popullit, sipas kallëzuesit provohet të jetë i pavërtetë pasi me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ai është shkarkuar nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë.

Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi bazën e kallëzimit penal nr.36, datë 27 janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprën penale të “falsifikimit të dokumentave”. Kallëzimi penal i depozituar kundër Luan Dacit ka patur të bashkëlidhur dokumentacionin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, ku përfshihej dosja personale e këtij shtetasi, paraqitur prej tij pranë zyrës së Avokatit të Popullit, kopje e procesverbalit të seancës dëgjimore të Luan Dacit në Komisionin Ad Hoc; shkresë marrë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ku përfshihej edhe vendmi nr.6 datë 24 dhjetor 1997, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë; procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, datë 18 nëntor 2016, kopje e kërkesës së z.Luan Daci datë 14 nëntor 2016. Me 28 janar 2020, SPAK kërkoi nga Kuvendi të dhëna në lidhje me shtetasin Luan Daci. Dokumentacioni iu vu në dispozicion me shkresën nr.359 datë 30 janar 2020. Nga ky dokumentacion rezultoi: Dosja personale e Luan Dacit, paraqitur pranë Av.Popullit në të cilën gjendej ndër të tjera edhe kërkesa e tij për të emëruar në vendet vakante të institucioneve të rivlerësimit, me këtë përmbajtje:

“Unë kërkuesi Luan Daci, jam banor i qytetit të Tiranës, me profesion jurist i titulluar i tillë nga Komisioni Shtetëror i Universitetit Shtetëror të Tiranës me datë 26.04.1994. Notën mesatare të këtij universiteti shtetëror e kam në nivelin 8.3 dhe diplomën shtetërore e kam mbrojtur me notën 9. Më pas kam ushtruar profesionin e avokatit pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, i autorizuar nga Ministri i Drejtësisë dhe i regjistruar në këtë dhomë në vitin 2000. Pra në sistemin e drejtësisë si avokat kam përvojë prej 17 vitesh. Nuk kam ushtruar funksione politike në administratën publike dhe nuk kam mbajtur pozicione drejtuese në ndonjë parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

Ndaj meje nuk ka nisur hetim penal, nuk jam i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e ndonjë krimi, apo kryerjen e një kundravajtje enale me dashje. Ndaj meje nuk është marrë masë disiplinore e largimit nga puna, apo ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende nmë fuqi sipas legjislacionit në monentin e aplikimit. Nuk kam qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish sigurimi i shtetit para vitit 1990.

INTERVISTA E DACIT PARA KOMISIONIT AD HOC

Procesverbali datë 2 qershor 2017 ora 11.00 nga Komisioni ad hoc me gjashtë anëtarë për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr.84/2016, i cili njofton përmbajtjen e intervistës së kandidatit Luan Daci, realizuar pranë komisionit si më poshtë vijon:

Pasi kandidati flet për karrierën dhe arsyet përse kandidon, Vasilika Hysi pyet anëtarët nëse kanë pyetje:
Ervin Bushati: Kam dy pyetje. E para pyetja që ua bëjmë të gjithë kandidatëve a keni ju lidhje me politikën?
Luan Daci: Jo.
Ervin Bushati: Datat këtu nuk janë shumë të qarta, a mund të na thoni shkurtimisht nga cili vit në cilin vit keni punuar, në cfarë pozicioni, gjithmonë avokat, por nga cili vit?
Luan Daci: kam punuar avokat që nga data 20 mars 2000 kur kam marrë licencën me autorizim të Ministrit, Ilir Panda, i cili më ka bërë edhe karakteristitkën edhe për motive të aftësivë të mia, profesionale. Madje, z.Panda më ka përjashtuar edhe nga provimi, duke vlerësuar aftësitë e mia morale, aftësitë profesionale, figurën time dhe më ka akorduar licencën.
Ervin Bushati: Para kësaj date?
Luan Daci: Përpara kësaj date, para vitit 2000?
Ervin Bushati: Kam punuar gjyqtar në gjykatën e Tiranës.
Ervin Bushati: Nuk janë datat këtu, prandaj…
Luan Daci: Janë në CV
Vasilika Hysi: Jo
Luan Daci: Na është kërkuar vetëm vjetërsia, kam marrë vërtetimet dhe duhet të jenë edhe aty.
Vasilika Hysi: Z.Daci ju jeni diplomuar në 1993.
Luan Daci: Në 1994 dhe ju keni qenë anëtare e komisionit.
Vasilika Hysi: E di që kam qenë anëtarë e komisionit, por CV juaj ndryshe nga ato që po thoni, ka disa, prandaj po ju pyesim. Ju e keni shkruar CV, nuk e kemi bërë ne, dhe kenu shkruar që jeni diplomuar në 1993. Pyetja ime është: Sa vite keni punuar si gjyqtar dhe pse jeni larguar nga sistemi gjyqësor dhe keni kaluar avokat? Dhe për rekorde kur keni filluar?
Luan Daci: Zonja kryetare kam filluar punë në shtator 1993, fillimisht kam qenë ndihmës gjyqtar, kur kemi dhënë diplomën para komisionit shtetëror, dy ditë pas dhënies së diplomës unë jam emëruar gjyqtar në gjykatën e Tiranës, madje jam emëruar edhe nënkryetar dhe vendi per arsye ekonomike është suprimuar, nuk e di kanë ndjekur një model tjetër, nuk kam pasur ndonjë problem. Dhe deri më datë 24 dhjetor 1997, kam qenë gjyqtar në gjykatën e Tiranës. Ashtu sikurse po del një ligj për vettingun, atëherë doli ligj për riorganizimin e sistemit të sistemit të drejtësisë. Cfarë kemi kontestuar ne si shoqatë e gjyqtarëve? Ne donim atë që na garantonte ligji që ne të regjistroheshim në Shkollën e Magjistraturës, sepse e kishim kursin të plotë, por edhe të ishte i përshpejtuar. Atëherë nuk u zbatua nga qeveria e kohës ai urdhër ligjor i Shkollës së Magjistraturës, ku ne të gjithë duhet të regjistroheshim. Pra e keni ligjin. Ne e kontestuam këtë ligj thjeshtë për këtë pikë, pra kërkuam të regjistroheshim në Magjistraturë. Cfarë ndodhi? Nuk na regjistruan në shkollën e Magjistraturës. Ne organizuam një protestë ambjenteve të gjykatës, pavarësisht se është shkruar në ambjentet e gjykatë, jo, ne nuk e kemi bërë protestën në ambjentet e gjykatës, sepse ne e njihnim ligjin shumë mirë dhe as kemi penguar punën e gjykatës dhe as e kemi krijuar problem me shtetin.

Vasilika Hysi: Në 1997 jeni larguar, keni ikur apo ju kanë hequr?
Luan Daci: Unë kam ikur më dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim.

KËRKESA PËR TU RIKTHYER NË SISTEM NË 2006

Me shkresën nr.1890 prot datë 7 shkurt 2020 SPAK ka kërkuar të dhëna nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me kërksën e paraqitur nga Luan Daci për emërimin gjyqtar në gjykatën e Tirans si dhe dokumentat në lidhje me ecurinë dhe përfundimin e procedurës disiplinore pranë tij. Nga dokumentacioni rezulton se: “komisioni i shqyrtimit të kandidaturave për gjyqtarë, zhvilloi me datë 15 nëntor 2016 mbledhjen për shqyrtimin e kandidatura ve për trasferim për 5 vende vakante për gjyqtarë në gjykatën e Tiranë, shpallur me vendimin nr.115 të KLD. Komisioni vlerësoi se kandidati i cili nuk plotësonte kriteret për tu emëruar ishte kandidati Luan Daci ish gjyqtar në gjykatën eTiranës. Komisioni vlerësoi se ky kandidat nuk plotëson kriteret për trasferim në këtë gjykatë, është larguar nga detyra me vendimin nr.6, datë 24 dhjetor 1997, pra skualifikohet. Në bazë të vendimit nr.6, datë 24 dhjetor 1997 me propozim të Ministrit të Drejtësisë është vendosur: Luan Daci largohet nga detyra, për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë.

PYETJA E GJYQTARIT TË KPA SI PERSON NËN HETIM

Unë u njoha me kallëzimin penal të bërë ndaj meje. Kallëzuesi ka ngritur pretendime për tre akte për ti konsideruar si formularë dhe pretendime për të dëna të rreme në këto ake. Konsideron të tilla aktet si më poshtë, kërkesën për aplikim, jetëshkrimin dhe emërimin e kërkuesit në vendin vacant. Në lidhje me këto pretendimet të kallëzuesit konstatoj lehtë dhe qartë se unë si aplikues për emërim nuk kam paraqitur dhe nuk kam bëë asnjë formular të falsifikuar qoftë nga ana ime, qoftë nga institucionet nga ku unë kam dokumentat. Kallëzuesi konteston CV, kjo CV që unë kam dorëzuar të Avokati i Popullit me procesverbal nuk ka asnjë rrethanë apo fakt të rrimë dhe asnjë dokument të falsifikuar. Kjo CV nuk është formular por është një dokument që unë kam strukturuar vetë. Lidhur me pretendimin e kallëzuesit për masën disiplinore të shkarkimit nga detyra dua të sqaroj se nuk është e vërtetë që unë kam patur detyrim ligjor, e formalizuar me ndonjë formular për të dhënë përgjigje për shkaqet e largimit të personit tim në 1997. Pra nuk ka asnjë formular në dosjet tona, si aplikues ku të kërkohet kjo e dhënë. Në qoftë se do të më kërkohej edhe në kuptimin qytetar absolutisht që do të jepja shpjegime të qarta.

Marrë nga BalkanWeb

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kpa luan daci kpa luan daci

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën