Aktualitet

Dosja e 137 kg kokainë/ “Goditja nga OFL”, Gentian Malindi humb betejën në Gjykatë Kushtetuese

Në raportin e Kushtetueses është vlerësuar në padi, ankimuesi nuk i ka provuar pasojat e ardhura nga vendimi që ka marrë OFL-ja, ndërsa shtohej se çështja duhej ezauruar fillimisht në Gjykatat më të ulëta në vend. Për të përfunduar më pas në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. 
Featured image of article: Dosja e 137 kg kokainë/ “Goditja nga OFL”, Gentian Malindi humb betejën në Gjykatë Kushtetuese Gentian Malindi

TIRANË– Gentian Malindi, personi që akuzohet si organizatori i trafikut të 137 kg kokainë, ka humbur betejën ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Përmes babait të tij, Ilir Maldini, Gentiani ankimoi vendimin e “OFL-së” për sekuestrimin e makinës së tij. 

Në raportin e Kushtetueses është vlerësuar në padi, ankimuesi nuk i ka provuar pasojat e ardhura nga vendimi që ka marrë OFL-ja, ndërsa shtohej se çështja duhej ezauruar fillimisht në Gjykatat më të ulëta në vend. Për të përfunduar më pas në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend. 

Ndërkohë që dosja e 137 kg kokainë ka përfundur hetimin dhe çështja është dërguar në Gjykatë, mirëpo Malindi vijon që të jetë ende në arrati. Si bashkëpunëtor të tij, janë: Altin Myslihaka dhe Adrian Bega.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Droga mbërriti në portin e Durrësit disa muaj më parë, ndërsa Policia Shqiptare u sinjalizua nga vetë DEA Amerikane. Gentian Malindi ka qenë edhe më herët i arrestuar dhe proceduar për trafikim të lëndëve narkotike më konkretisht për një sasi prej 500 kilogramë hashash.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment