Aktualitet

‘Ishte më keq se tërmeti i 26-nëntorit’, pacientët rrëfejnë çastet e tmerrit gjatë zjarrit në Spitalin e Durrësit

Ndër të tjera, pacientët shprehen  të kënaqur nga puna e bluzave të bardha, për gatishmërinë dhe kujdesin që ata kanë treguar gjatë kohës së këtij incidenti brenda spitalit.
Featured image of article: ‘Ishte më keq se tërmeti i 26-nëntorit’, pacientët rrëfejnë çastet e tmerrit gjatë zjarrit në Spitalin e Durrësit Spitali i Durrësit

DURRËS- Mbrëmjen e së premtes në spitalin e Durrësit të gjithë pacientët që  ndodheshin të shtruar janë tmerruar dhe panikosur  pasi dhomat e spitalit u mbushën me tym për shkak të një zjarri në 4 kabinat elektrike të 4 kateve të godinës.

Një nga pacientët është shprehur për “DurrësLajm” se ky incident që përjetoi në ambientet e spitalit e kishte tmerruar më shumë sesa tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Ndër të tjera  pacientët shprehen  të kënaqur nga puna e bluzave të bardha, për gatishmërinë dhe kujdesin që ata kanë treguar gjatë kohës së këtij incidenti brenda spitalit.

Ditën e djeshm e një zjarr përfshiu Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë dhe u përhap edhe në 3 katet e tjera. Shkak i tyre është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. 80 pacientë u evakuuan nga spitali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

A.C/Dosja.al

Shto Koment