Aktualitet

Gratë në Durrës marshuan para Drejtorisë së Policisë: Ndal dhunës, më tepër dashuri

  • 8 mars- Dita Ndërkombëtare e Gruas, protesta “bukë e paqe” dhe tragjedia që ndodhi në New York
  • Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durrës, ka organizuar këtë marshim me gratë që iu bashkuan sot në ditën simbol të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
    Featured image of article: Gratë në Durrës marshuan para Drejtorisë së Policisë: Ndal dhunës, më tepër dashuri Foto ilustruese

    DURRËS– Ditën e sotme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, një grup grash në qytetin e Durrësit kanë marshuar në rrugët e qytetit në drejtim të  Drejtorisë së Policisë.

    Gratë në qytetin e Durrësit po marshojnë sot në këtë ditë të veçantë për më shumë të drejta që iu takojnë grave.  Teksa në duar ata kanë mbajtur parullat, “Ndal dhunës më tepër dashuri”, i janë drejtuar bashkarisht Drejtorisë së Policisë.

    Kujtojmë që Durrësi kohët e fundit është bërë një prej qyteteve ku janë shënuar disa raste të grave të vrara nga bashkëshortët e tyre. Prandaj dhe sot Shoqata e Grave me Probleme Sociale Durrës, ka organizuar këtë marshim me gratë që iu bashkuan në ditën simbol të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

    Ndërkohë mësohet se nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës marshimi ka vijuar  përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit para Bashkisë Durrës.

    “Këto vrasje na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla. Ne shpresojmë që tashmë 8 Marsi të shihet si një ditë ku gratë të kërkojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe jo si një ditë për t’u festuar, por për të protestuar.”– u shprehën organizatoret, duke marrë shkas nga vrasja e Manjola Cukut dhe Hajdije Tasunit, ngjarjet tragjike që ndodhën në Durrës gjatë muajit shkurt.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njoftimi në Facebook: 

    Këtë fillim viti qyteti i Durrësit u trondit sërisht nga dy vrasje makabre ku mbetën të vdekura dy gra, dy nëna , dy motra , dy bija, dy mikesha. Pas ngjarjeve të vazhdueshme ku grave iu merret jeta nga partnerët e tyre , të gjitha gratë dhe vajzat e shoqërisë tonë ndjejnë frikë dhe pasiguri nga mbrojtja që ofrojnë institucionet dhe moszbatimi i legjislacionit. Këto vrasje na vënë të gjithëve përballë përgjegjësive për të punuar më shumë jo vetëm si shoqëri civile por dhe si qytetarë për të denoncuar çdo rast dhune ndaj gruas shqiptare e për të mundësuar minimizimin deri në zhdukje të rasteve të tilla. Eja dhe ti të marshojmë së bashku për të drejtat e grave dhe vajzave!

    Marshimi do të nisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Durrës dhe do të vijojë përgjatë gjithë rrugës drejt sheshit përpara Bashkisë.  8 mars është Dita Ndërkombëtare e Grave. 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë në Neë York, ku një zjarr shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante. Kjo datë e shënuar festohet nga të gjitha gratë në mbarë botën. Por tashmë përkujtimi i Ditës Ndërkombëtare të Grave, sot varion nga të qenit një festë publike në disa vende, deri në injorimin nga pjesa më e madhe diku tjetër. Në shumë vende sot protestohet për të drejtat e grave, ashtu sikurse po ndodh edhe në vendin tonë.

    8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, janë mbajtur protesta paqësore në Tiranë e në Durrës për të kërkuar të drejtat e grave. Në Tiranë ashtu si edhe në Durrës gratë marshuan para Drejtorisë së Policisë. Me parrullën “Ndal dhunës, më tepër dashuri” gratë nga Durrësi protestuan për vrasjet tragjike të grave në qytetin bregdetar.

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment