Kuriozitete

Priti 7 vjet që goditjet e rrufesë të preknin ndërtesën më të lartë në botë, fotografi kap momentin më të bukur të “Burj Khalifa” në Dubai (FOTO)

Në fotot e relizuara nga Zohaib Anjum shfaqet një imazh i jashtëzakonshëm, ku tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë.
Featured image of article: Priti 7 vjet që goditjet e rrufesë të preknin ndërtesën më të lartë në botë, fotografi kap momentin më të bukur të “Burj Khalifa” në Dubai (FOTO) Zohaib Anjum

DUBAI– Fotografët dhe njerëzit e apasionuar pas fotgrafisë e dinë mirë se çdo të thotë të presësh momentin e duhur për foton unike.

Kështu është edhe rasti i fotografit, Zohaib Anjum i cili ka pritur 7 vjet për shkrepur foton kur goditjet e rrufeve të preknin ndërtesën më të lartë në botës.

Edhe pse pas kaq shumë pritjesh ai ka arritur ta shkrepë foton e shumëdëshiruar, dhe  me të vërtetë që është një pamje spektakolare.

Fotoja qe realizoi Zohaib Anjum

Në fotot e relizuara nga Zohaib Anjum shfaqet një imazh i jashtëzakonshëm, ku tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë.

Sipas mediave të huaja, Zohaib Anjum ka kaluar net të tëra duke bërë qëndruar jashtë kullës së Burj Khalifa me aparatin e tij ndërsa reshjet e shiut nuk ndalonin në Dubai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më në fund të premten e kaluar, dëshira e tij është bërë realitet, dhe ai shkrepi foton që priti  7 vjet.

Burj Khalifa, ndërtesa e cila është 828 metra e lartë në Dubai u prek nga rrufeja të premten e 10 janarit.

“Ishte sikur Zoti ta kishte planifikuar këtë moment. Rrufeja goditi Burj Khalifa për fillim të vitit 2020.”- u shpreh fotografi.

Burimi: uk.style 

A.C/Dosja.al

Shto Koment