Aktualitet

DOSJA- Drogë dhe jo vetëm! Vajzat e bukura shqiptare që u falën zemrën ‘djemve problematikë’, i rrëmbeu luksi e fama që u shua pas një prangosjeje, disa prej tyre kthyen timonin në kohë, historia që veshi me të zeza Fjolla Morinën

A është Suada Sherifi e vetmja që ka në krah një partner të inkriminuar? A është ish-Missi, e vetmja nga vajzat e showbizit shqiptar që ka heshtur për shumë kohë pasi i është zbuluar i dashuri që i financonte jetën e përrallës dhe pushimet e luksit.
Featured image of article: DOSJA- Drogë dhe jo vetëm! Vajzat e bukura shqiptare që u falën zemrën ‘djemve problematikë’, i rrëmbeu luksi e fama që u shua pas një prangosjeje, disa prej tyre kthyen timonin në kohë, historia që veshi me të zeza Fjolla Morinën Vipet me partnerët e tyre
Përditësuar:

SHQIPËRI– Arrestimi i Eldi Dizdarit, kapos së rrjetit të drogës “Kompania Bello” që zuri faqet e para të të gjitha mediave ndërkombëtare, nxorri në pah edhe njëherë jetën private të shqiptarit që drejtonte kartelin ndërkombëtar.

E bërë publike edhe më herët, arrestimit i Dizdarit, alias Denis Matoshi, bëri që Suada Sherifi, vajza e pasarelave që prej vitesh është bërë tashmë vetëm partnerja e dedikuar ndaj të shoqit, të lakohej sërish në media. Emri i Dizdarit është përmendur edhe më herët. Ai u shpall në kërkim nga Policia për ngjarjen e ish- Bllokut, më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, por kjo çështje i vuri vulën ‘rrugës së tij’.

Disa vite më parë, vetë ish-Miss Albania ndau një foto me të gjithë ndjekësit e saj, ku prezantoi ‘lumturinë’, ashtu siç shumë herë në daljet e saj televizive, e ka konsideruar Eldin. “Ne jemi fiks një moshë, por ai më bën të ndihem shumë më e vogël,”- thoshte ajo në një intervistë tre vite më parë.

Nga vajza e thjeshtë e me tipare të imëta, kohë kur bëri sfilatën në “Miss Shqipëria”, Suada u kthyer në një businessëomen me një qëndër estetike me vlerë mbi 100 mijë euro, një investim i të shoqit pa dyshim. Ajo që shikonim në rrjetet sociale, themi shikonim pasi tashmë Suada ka prioritet privatsinë, ishin udhëtime luksi, daljet familjare, blerjet e shtrenjta të bukuroshes dhe jeta e çifti në Dubai, bashkë me vajzën e tyre të vogël, Deizy-n. Ish-basketbollistja e Tiranës, edhe pse e diplomuar për Juridik, kishte ambicie botën e televizionit. Ajo nisi edhe punë si notere e licencuar, ndryshe nga bashkëshorti i saj, kishte dëshirë për t’ju përkushtuar drejtësisë, por deri më tani, nuk dimë të ketë bërë bujë në këtë drejtim…

Por, le të mos dalim nga tema….

A është Suada Sherifi e vetmja që ka në krah një partner të inkriminuar? A është ish-Missi, e vetmja nga vajzat e showbizit shqiptar që ka heshtur për shumë kohë pasi i është zbuluar i dashuri që i financonte jetën e përrallës dhe pushimet e luksit.

Jo, aspak! Madje janë shumë, disa prej tyre i ‘kanë thirrur’ mendje dhe kanë hequr dorë, e të tjera, fatkeqësisht janë veshur me të zeza…përkohësisht!

Kejvina Kthella dhe Redjan Rraja

Dëshira e madhe për të qenë aty ku ishte dhe Suada Sherifi, jo konkretisht ajo, por modelet që shijonin çdo të mirë që u kishte sjellë e jeta, e bëri bionden me sy bojëqielli që ishte rritur në Itasli, të binte nën këmbët e Redjan Rrajës. Gjithçka u bë publike pasi Rraj u arrestua dhe ende ndodhet në burg, pasi akuzohet për atentatin ndaj Arjan Ndojit, ngjarje ku vdiq shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Ishte vetë Rraja ai qëdha alibinë, para grupit hetimor, teksa deklaroi se natën e krimit ishte me të dashurën, Kejvina Kthellën. Edhe pse i martuar dhe babai i dy fëmijëve, Rraja kishte marrë një shtëoi në Tiranë ku kalonte kohët e bukura me ish-velinën, e cila kishte filluar të mos kishte të ndalur me luksin në rrjetet sociale. Por, pas arrestimit, buja filloi të shuhej, makina e Kthellës u sekuestrua dhe Kejvina Kthella filloi të merrte pjesë në klipe për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Ajo bëri gjoksin buzët dhe ndryshoi look, deri sa kaloi në një tjetër zgjedhje. Per pak kohë në media qarkulloi edhe lajmi se Kejvina ia kishte nxjerrë rrobat jashtë Rrajës.

S’dimë të themi nëse kjo është e vërtetë! Gjithsesi, Kthella u përfol për një lidhje me Seven Saraëin dhe Getinjon. Këto kanë mbetur thjesht në kuadrin e thashethemeve, por lë të nënkuptohet se Kthella ka hequr nga djemtë problematikë, duke u përfshirë sërish në vorbullën e të famshmëve.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Njësoj si me Kejvina Kthellën, edhe lidhja e Elvana Gjatës u bë publike, vetëm pas përfshirje së këtij të fundit në një vrasje. Bëhet fjalë për ngjarjen e ish-Bllokut, ku pas një përplasjeje me armë zjarri, mbeti i vdekur Fabjol Gaxha. Më herët, Elvana fliste për Ervin Matën, pork ur vinte puna tek identetiteti i tij apo fytyra, këngëtarja stepej.

Pas fejesës me Matën, Gjata nuk u pa më aq shpesh të këndonte në klube nate.  Këngëtarja lëvizte me helikopterë privatë, shkonte vetëm aty ku shifrat kishin shumë zero, të paktën aq sa të mbulonin veshjet mijëra euroshe që përgatiste për koncertet, posaçërisht për të. Unaza e dhuruar u bë shumë herë lajm në portale, pasi këngëtarja herë e hiqte dhe herë e mbante. Dyshja kanë patur edhe ndarje të përkohshme, por edhe pse prokuroria ka ngritur akuzë zyrtarë për Matën, këngëtarja vijon të jetë krah tij. Publikisht ajo nuk foli kurrë për Matën dhe as për përfshirjen e tij me konfliktin e ndodhur në ish-Bllok.

Viola Spiro dhe ish-i dashuri Valentin Selaj, baroni i drogës

Viola Spiro është një nga vajzat e njohura në Shqipëri, që tashmë e ka kthyer timonin. Edhe pse kaloi shumë vite krah Valentin Selajt, bukurosha e sportit, i dha fund lidhjes me të cilësuar si baron droge, në fund të vitit 2018.

Viola Spiro zuri edhe faqet e mediave italiane, pasi Selaj u arrestua, në vitin 2017. Deri ën ato momente, moderatorja shfaqej në ishujt e Greqisë, në bukurinë klasike të Italisë dhe vendet e shtrenjta të Turqisë, të cilat i frekuentonte vetëm për pushime.

Por ku i dashuri i saj ran ë burg, në rrjetet sociale të Spiroz, mbizotëroi heshtje. Valentine u lirua dhe dyshja u panë sërish bashkë në vende luksoze, por Viola siç duket ‘kishte reflektuar’. Ajo tashmë vijon jetën e qetë, me një tjetër person në krah, që nuk është pjesë e asnjë rrjeti dhe as personazh publik. Postimet e saj janë të pakta dhe shumë larg jetës së pasur që bënte më parë.

Trejsi Sjedini, ‘gangsterja e sherreve’ dhe Leonard Duka

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ku kishte sherr, ishte edhe Trejsi Sejdini! Ishte një kohë, para dy vitesh, kur Trejsi mbizotëronte mediat, rrjetet sociale, jetën luksoze, makinat e fundit dhe në vitin 2018, mori edhe kurorën e “Miss Universe”, prapaskenat e të cilit u aluduan shumë.

Por me vrasjen e Santiago Malkos, vajza që përfshihej në sherre të bujshme, në klube nate dhe jo vetëm, mbeti pa famë dhe nuk lëvizte më me bishën luksoze që i dhuroi i dashuri Leonard Duka për ditëlindje. Makina “Mercedes Benz GLE V8 Biturbo” me çmim 150 mijë euro që Duka i ka dhuruar Sejdinit u sekuestrua nga policia. Ndërsa ish-Missi u shoqërua për t’u marrë në pyetje. Ajo u largua nga komisariati, por tashmë pas zhurmën e turbove.

Leonard Duka akuzohet si koka e klanit Duka, një nga grupet kriminale me rrezikshmërinë më të lartë të momentit në Shqipëri dhe është shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko. I zhdukur dhe pa dalë në ‘dritë’ prej kohësh, Nardi siç duket ka shpëturu çdo marrëdhënie me Trejsin, duke mos dashur të bëjë më bujë në media. E ndërsa modelja shkoi në Amerikë, ku sipas saj do të nsite karrierë ndërkombëtare. Deri më tani, kemi parë disa sete fotosh nga miku i saj i ngushtë Klevin Halili, dhe ‘shuarjen’ e jetës së luksit. Trejsi tashmë i bën pushimet në Durrës dhe jug të Shqipërisë, të cilës më herët ndodhta ia kishte harruar shijen, nga udhëtimet e shumta.

Lidhjet e vajzave të bukura me djemtë problemtatikë nuk kanë nisur në vitin 202 e as në vitin 2016, ku u bë publike njohja e Suada Sherifit me Eldi Dizdarin.

Edhe vitet ’90, menjëherë pas konflikteve dhe përplasjeve të ’97-s, disa nga vajzat e bukura, kishin zgjedhur të kishin në krah, ‘një të fortë’.

Rudina Magjistari dhe Denis Gina

Rudina Magjistari ka qenë e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq të “Rruga e Kavajës”. Vetëm 27-vjeç, ai u vra në vitin 1999 në periferi të Tiranës dhe pse njihej si një nga gangot më në zë të kryeqytetit. Rudina sot është e lumtur me vajzën dhe partnerin e saj, por kjo e shkuar nuk fshihet nga motori i kërkimit, sa herë që përmendet ‘gansterët e vjetër’

Fjolla Morina dhe Juxhin Dautaj

Edhe pse më i vogël se ajo në moshë, Juxhin Dautaj ishte 27-vjeçari i lëvizshëm që i kishte rrëmbyer zemrën Fjolla Morinës. Ai mbeti i vdekur në një atentat në Sukth bashkë me ish-shefin e Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj, më 23 prill të vitit 2017. Ttë dy viktimat ishin të përfshirë në konflikte me grupe kriminale. Nga dhimbja e madhe këngëtarja i dedikoi dhe një këngë Juxhinit, për të cilin u vesh dhe me të zeza.

Një tjetër rast është edhe ai i gazetares sportive Hygerta Sako.

Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 8 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës. Sako tashmë e takon ish-partnerin vetëm oër hir të vajzës.

Altuna Sejdiu dhe Cozman

Në vitin 2015, Altuna Sejdiu dhe Ylber Abdullahu i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman u arrestuan me drogë. Edhe pse sot, Tuna ka krijuar një familje dhe ka një djalë me Berishën, para shumë vtesh ende rrugëve me makina sportive me reperin e njohur. Ndalimi i Tunes dhe i te dashurit te saj u bë nga patrullat “Shqiponja”, pasi automjeti tip “Range Rover” me të cilin lëviznin, nuk respektoi semaforin në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Kontrolli fizik u bë i detyrueshëm pasi këngëtarja Tuna, ka kundërshtuar verbalisht efektivët duke u shprehur se është këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk kishte përse të kontrollohej. Por më vonë, pasi i është gjetur lënda narkotike të dashurit të saj, Altuna ka kërkuar falje duke u thëne thënë punonjësve te policisë se hashashin e kanë për përdorim vetjak. Të dy tashmë vijojnë të ndarë, dhe pse Cozmanit nuk i është dëgjuar më emri.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Lumturia e Rezarta Shkurtës në krahët e nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermalit, vijon edhe sot. Dyshja, kanë vite lidhje bashkë, martesë dhe janë prindër të një vajzë, Hera. Ata ata tashmë reklamojnë jetën luksoze në rrjetet sociale, por Rezarta ka kaluar edhe disa vite të vështira.

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, ka lënë qelinë e burgut të Fierit në vitin 2018, teksa i kishte mbetur edhe 1 vit e 6 muaj burg. Ai u lirua me kusht dhe gjatë kësaj kohe Ermal Hoxha nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe nuk duhet të shoqërohet me persona të inkriminuar. Nipi i Enver Hoxhës u arrestua gjatë një aksioni ndërkombëtar i cili zbuloi laboratorin e parë të drogës në vendin tonë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. Në të u përfshinë forca të shumta policore, nën bashkëpunimin e INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. Më 14 Janar të vitit 2015, në pranga ranë 11 persona mes tyre dhe 2 kolumbianë të cilët sipas hetimeve merreshin me përpunimin e kokainës dhe pse në Shqipëri e kishin mbërritur me leje pune dhe si futbollistë.

Gjykata e Krimeve të Rënda dha në korrik të 2017 burgim me gjykim të shkurtuar për të gjithë anëtarët e grupit ‘Xibraka’. Ermal Hoxha u dënua me 10 vjet burg por falë gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burg.

 E ndërsa sot, dy vite pas lirimit, dyshja shijojnë kohën e munguar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment