Rajoni

“Tërheqja e trupave amerikane nëse nuk hiqet taksa”, djali i Presidentit Trump mbështet senatorin: Janë 650 ushtarë në Kosovë që duhet të kthehen në shtëpi

Këtë qëndrim të Senatorit amerikan, aspak favorizues për Kosovën e ka mbështetur edhe djali i Presidentit të SHBA, Donald Trump, Donald Trump Junior.
Featured image of article: “Tërheqja e trupave amerikane nëse nuk hiqet taksa”, djali i Presidentit Trump mbështet senatorin: Janë 650 ushtarë në Kosovë që duhet të kthehen në shtëpi

SHBA– Senatori amerikan David Perdue ditën e djeshme deklaroi se SHBA-ja  duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Albin Kurtit nuk do të heqë taksën e mallrave ndaj Serbisë.

Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në Twitter ku shkroi se për më shumë se dy dekada Amerika ka ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë, e ndër të tjera ai thotë se tashmë i takon Prishtinës që të luajë rolin e saj.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin e arritur historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqen, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë e atje.”- shkroi David Perdue.

Postimi i djlait te Presidentit Trump

Këtë qëndrim të Senatorit amerikan, aspak favorizues për Kosovën e ka mbështetur edhe djali i Presidentit të SHBA, Donald Trump, Donald Trump Junior.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe djali i presidentit Trump shkroi në Twitter se janë rreth 650 trupa amerikane në Kosovë, që duhet të kthehen në shtëpi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuarse Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset. Ndërsa Vuçiç ka shtuar se nuk ka marrëveshje pas heqjen e plotë të tarifës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment