Aktualitet

Donacionet u dhanë me garanci, qeveria dhe donatorët nënshkruajnë marrëveshjen

Qeveria shqiptare dhe donatorët kanë nënshkruar një deklaratë mirëkuptimi, e cila liston një sërë parimesh se si do të përdoret fondet e grumbulluara nga donatorët si ndihmë ndaj Shqipërisë.
Featured image of article: Donacionet u dhanë me garanci, qeveria dhe donatorët nënshkruajnë marrëveshjen Edi Rama dhe Ursula Von Der Leyen

TIRANË- Banesat e ndërtuara me paratë e donacioneve do të zbatojnë kodet europiane të sigurisë dhe standardet më maksimale të cilësisë.

Qeveria shqiptare dhe donatorët kanë nënshkruar një deklaratë mirëkuptimi, e cila liston një sërë parimesh se si do të përdoret fondet e grumbulluara nga donatorët si ndihmë ndaj Shqipërisë.

Sipas deklaratës, i gjithë programi kombëtar i rindërtimit duhet të jetë transparent. Kriteret e tenderit për ndërtimin e banesave, menaxhimi financiar dhe kontrolli i fondeve duhet të përcaktohen në mënyrë të qartë para zhvillimit të garës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, në dokument saktësohet se përzgjedhja e familjeve që përfitojnë banesë duhet të bëhet mbi kritere të mirëpërcaktuara dhe do të jetë e hapur për verifikim edhe nga institucionet e pavarura, përfshirë vetë donatorët.Në dokument qeveria ka rënë dakord që procesi i rindërtimit të banesave do të udhëhiqet nga pjesëmarrja e banorëve përfitues. Çdo vendim duhet të merret në konsultim me banorët, veçanërisht në ndërtimin e pallateve të cilat përfshijnë shumë familje.

Një ditë më parë donatorët mobilizuan 1.15 miliardë euro si ndihme për të rimëkëmbur Shqipërinë nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Sipas të dhënave paraprake, ende të pa zyrtarizuara përfundimisht, paketa e financimit përfshin 800 milionë euro kredi të buta dhe 300 milionë euro grante falas.Të gjitha këto para do të përdoren për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, veprave publike të dëmtuara dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment