Bota

Akuzat e forta të doktorit, Jeffrey Epstein mund të jetë vrarë në burg

Kjo nuk është hera e parë që mjeku Baden, u shpreh bindshëm se Epstein u vra. Gjatë një interviste me "60 Minutat" të CBS-së disa javë më parë, mjeku tha se "provat mjekoligjore të lëshuara deri më tani, përfshirë autopsinë, tregojnë shumë më tepër për vrasje dhe mbytje sesa vetëvrasja dhe varja e vetëvrasjeve".
Featured image of article: Akuzat e forta të doktorit, Jeffrey Epstein mund të jetë vrarë në burg Jeffrey Epstein’s

SHBA– Një mjek specialistë, patolog pas ekspertizës së trupit të  pajetë të  miliarderit pedofil, Epstein ka deklaruar se ai  mund të jetë vrarë brenda burgut.

Dhe fakti që doktori ka dalë në këtë rezultat është se Epstein kur është gjetur i vddekur i ka pasur kapilarët e syve  të plasur. Por sipas Baden kapilarët zakonisht shpërthejnë vetëm gjatë shtrëngimit manual, dhe jo nga tentativa e një vetëvrasje. Patologu vazhdoi të citojë faktin se ekstremitetet e poshtme të Epsteinit ishin të zbehtë dhe jo të purpurta ose kaltërosh si dëshmi shtesë që ai nuk bëri vetëvrasje.

Mehmet Oz, drejtuesi i emisionit të përditshëm, më pas tregoi disa imazhe grafike të syve të Epsteinit pas vdekjes së tij.

“Certifikata fillestare e vdekjes u publikua në kohën e autopsisë, ajo është në pritje të studimit të mëtejshëm, për të marrë më shumë informacion. Pesë ditë më vonë ajo u ndryshua në vetëvrasje dhe një nga gjërat që dëshiron të dijë familja, është se cili ishte ai informacion shtesë që i bëri ata ta ndryshojnë atë kur pesë muaj më vonë dhe familja ende nuk e di çfarë ndodhi në takimin e parë dhe çfarë i ndodhi kur u gjet i vdekur.”-shtoi doktori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo nuk është hera e parë që Baden u shpreh bindshëm se Epstein u vra. Gjatë një interviste me “60 Minutat” të CBS-së disa javë më parë, mjeku tha se “provat mjekoligjore të lëshuara deri më tani, përfshirë autopsinë, tregojnë shumë më tepër për vrasje dhe mbytje sesa vetëvrasja dhe varja e vetëvrasjeve”.

Epstein ishte përballur me akuza të shumta që kishin të bënin me seksin me vajzat e mitura kur u gjet i vdekur në qelinë e burgut gjatë verës. Para arrestimit të tij, Epstein kishte lidhje të ngushta me burra të fuqishëm si Princi Andreë dhe ish-Presidentin Bill Klinton, dhe besohej se disa nga këto figura të famshme mund të ishin përfshirë në krimet e tij seksuale.

Burimi: LifeZette

A.C/Dosja.al

Shto Koment