Diaspora

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani në kuadër të emergjencës së koronavirusit, ofron ndihmë shëndetësore për shqiptarët që ndodhen atje

Mjekët do tu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhen gjermane.
Featured image of article: Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani në kuadër të emergjencës së koronavirusit, ofron ndihmë shëndetësore për shqiptarët që ndodhen atje Anëtarët e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

GJERMANI– Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Gjermani duke vlerësuar emergjencën në të cilën ndodhet gjithë bota sot, vendosi të japë kontributin e saj duke ofruar asistencë shëndetësore për të gjithë shqiptarët që në këto ditë të vështira ndodhen në Gjermani.

Gjatë një video konference të zhvilluar me urgjencë mbrëmjen e djeshme, të gjithë mjekët anëtarë të shoqatës dakordësuan për të ofruar këtë ndihmë në komunitet ku ata jetojnë dhe punojnë në mënyrë vullnetare.

Mjekët do tu vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Gjermani, pushuesve, punëtorëve që shfrytëzojnë periudhën e 90 ditëve të qëndrimit, të gjithë atyre që janë me apo pa vizë (leje qëndrimi), pa mjek familje, pa sigurimin e duhur shëndetësor dhe që nuk dinë mirë gjuhen gjermane.

Shoqata e Mjekëve Shqiptar në Gjermani ka anëtarë të 11 lande, nga 16 që janë gjithsej në Gjermani.

Gjatë ditës së sotme do të postojmë numrat e kontaktit të mjekëve që do të jenë në dispozicionin tuaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për çdo pyetje nga shqiptarët në Gjermani shoqata ka vënë në dispozicion një adresë online ku të gjithë që kanë nevojë mund të kontaktojnë përmes info@gardev.de.

 

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2,158. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

Shto Koment