Dikur

Ja çfarë përmban dokumenti, i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër, mbi reformat e kërkuara nga shqiptarët te Sulltani

“L’Univers” ka botuar, të dielën e 23 majit 1880, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reformat e kërkuara asokohe nga shqiptarët te Sulltani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Featured image of article: Ja çfarë përmban dokumenti, i firmosur nga Ali Pashë Gucia dhe Hodo Bej Sokoli në Shkodër, mbi reformat e kërkuara nga shqiptarët te Sulltani

TIRANË Një dokument drejtuar të gjithë shqiptarëve, nga Shkodra, më 10 maj, dhe  i firmosur nga Hodo beu dhe Ali pasha, ekspozon reformat e mëposhtme, të cilat shqiptarët duan t’i kërkojnë sulltanit :

 1° Autonomi të brendshme e cila duhet të përfshijë të gjitha rrethet shqiptare; 

2° Konfirmim nga Porta të princit të zgjedhur nga kombi dhe në familjen e të cilit kurora do të jetë trashëguese;

 3° Përcaktim të shumës së haraçit vjetor që duhet t’i paguhet sundimtarit; 

4° Një numër të caktuar trupash që do t’i furnizohen Sulltanit në rast të një lufte midis Turqisë dhe fuqive të huaja; 

5° Evakuim të trupave osmane nga të gjitha kështjellat e fortifikuara të vendit ku ato ende mbajnë garnizone; 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

6° Mirëmbajtje të marrëdhënieve midis Portës dhe Shqipërisë nëpërmjet të një përfaqësuesi shqiptar në Kostandinopojë; 

7° Shkarkim të të gjithë punonjësve osmanë që nuk kanë kombësi shqiptare, dhe zëvendësimin e tyre nga zyrtarë të tjerë të caktuar nga princi i zgjedhur.

 Qeveria turke nuk do të fitojë asgjë nga politika e saj dinake.

Marrë nga Darsiani.com  

Shto Koment