Dikur

Anti-amerikanizmi/ Jo me koston e Shqipërisë, artikulli i New York Times 100 vjet më parë

Nurellari shpjegon se në vitin 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë.
Featured image of article: Anti-amerikanizmi/ Jo me koston e Shqipërisë, artikulli i New York Times 100 vjet më parë Gazeta New York Times

TIRANË– Politologu shqiptar, Adri Nurellari së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi të vjetra ku shihet një artikull i  “New York Times” para shumë vitesh, teksa ka shkruar  për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson.

Nurellari shpjegon se në vitin 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë.

Por ndër të tjera ai tregon se patriotët shqiptarë çuditërisht  mendojnë se krenaria kombëtare dëshmohet duke kundërshtuar apo sharë amerikanët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Artikulli i New York Times

“Not at Albania’s Cost”,  Kështu shkruante New York Times, si sot 100 vjet më parë, për qëndrimin e presidentit amerikan Wilson ndaj Fuqive të Mëdha për sa i përket Traktatit të Fshehtë të Londrës. Më 1924, qeveria shqiptare ia ndërroi emrin Shëngjinit dhe e quajti Wilson, në shenjë mirënjohje për shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë ( Pushtuesit italo-fashistë e ndruan në  San Giovanni di Medua në 1939 ndërsa komunistët e rikthyer në Shëngjin pas luftës). Kjo përkujtimore vlen veçanërisht për sojin e ri të “patriotëve” që çuditërisht mendojnë se krenaria kombëtare dëshmohet duke kundërshtuar apo sharë amerikanët.”- ka shkruar  Nurellari.

A.C/Dosja.al

Shto Koment