Aktualitet

Mbërrijnë në morg tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, ekspertiza do të përcaktojë shkakun e tragjedisë së trefishtë

Një ekip i ekspertizës mjekoligjore është nisur drejt Peshkopisë për të bërë verifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së trefishtë në familjen Tolaj.
Featured image of article: Mbërrijnë në morg tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, ekspertiza do të përcaktojë shkakun e tragjedisë së trefishtë Foto ilustruese

BULQIZË– Kanë mbërritur në morgun e spitalit Rajonal të Dibrës tre trupat e pajetë të familjes Tolaj, Rajmonda, Rudina e Fatjon, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Tre pjesëtarët e familjes Tola, nëna 40 vjeçe, vajza e madhe 20 vjeçe dhe djali 15 vjeç dyshohet se humbën jetën nga asfiksia e rrjedhjes së gazit, por nga ana tjetër ekziston mundësia që asfiksimi i tyre të ketë ardhur nga mangalli apo të jenë helmuar nga ushqimi. Ndërkohë, një ekip i ekspertizës mjekoligjore është nisur drejt Peshkopisë për të bërë verifikimin dhe përcaktimin e shkaqeve të vërteta të tragjedisë së trefishtë në familjen Tolaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment