Aktualitet

Rrëmbimi në Kamëz/ Gjendet e djegur në Durrës ‘Range Roveri’, i dyshuar si mjeti i autorëve, asnjë gjurmë nga Jak Prenga

Vetëm 2 ditë pas rrëmbimit, automjeti i autorëve “Range Rover” i denoncuar i vjedhur, është gjetur sot i djegur në Durrës. Ndërkohë, policia nuk ka ende asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e Prengës.
Featured image of article: Rrëmbimi në Kamëz/ Gjendet e djegur në Durrës ‘Range Roveri’, i dyshuar si mjeti i autorëve, asnjë gjurmë nga Jak Prenga Foto ilustruse

KAMËZ-  DURRËS- Një automjet i djegur është gjetur në zonë e Shkallnurit në Durrësit mjeti është i llojit “Range Rover”. Ndërkohë, policia po verifikon nëse mjeti është i njëjti me atë që u krye rrëmbimi i Jak Prengës, dy ditë më parë në zonën e Kamzës në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se, Jak Prenga u rrëmbye dy ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe  u larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Londër” në Kamëz dhe pavarësisht se Policia ka ngritur menjëherë disa pika kontrolli. Dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash të marrë hua, por nuk dihen detaje të tjera. Jak Prenga nuk është gjetur ende.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment