Aktualitet

Detaje të reja nga tragjedia në Bulqizë, mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës, ku u gjetën të pajetë nëna bashkë me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.
Featured image of article: Detaje të reja nga tragjedia në Bulqizë, mjeku: Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore Spitali i Bulqizës

BULQIZË- Detaje të reja nga vdekja e nënës me dy fëmijët në Bulqizë. Ngjarja e rëndë fillimisht u raportua si asfiskim për shkak të bombolës së gazit, tashmë dyshohet që shkaktar për këtë të jetë helmimi nga ushqimi.

Mjeku i zonës ka deklaruar se bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës, ku u gjetën të pajetë nëna me dy fëmijët, si dhe dritaret e saj kanë qenë të hapura.

“Bombola e gazit ka qenë jashtë dhomës. Dyshohet helmim nga ushqimi, pritet ekspertiza mjeko-ligjore”, ka thënë mjeku i zonës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment