Rajoni

Policia i nxjerr FOTON/ Dhunonte dhe sulmonte seksualisht të miturat, shpallet në kërkim Destan Qorri nga Drenasi

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Qorrit pasi ai akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura)
Featured image of article: Policia i nxjerr FOTON/ Dhunonte dhe sulmonte seksualisht të miturat, shpallet në kërkim Destan Qorri nga Drenasi Destan Qorri
Përditësuar:

KOSOVË –Destan Qorri nga Drenasi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës me autorizim të Prokurorisë së shtetit.

Policia përmes një njoftimi ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Qorrit pasi ai akuzohet për tri vepra penale “dhunim, sulm seksual dhe kanosje”, ku viktimat janë femra (të mitura).

Njoftimi i policisë:

“Referuar tri veprave penale (Dhunim, Sulm seksual dhe Kanosje) që kanë ndodhur në rajonin e Drenasit, ku viktimat janë femra (të mitura), Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpallë në kërkim personin e dyshuar; DESTAN QORRI (1986).Të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij ta njoftojnë policinë në numrin 192,″-shkruan në njoftimin e saj Policia.

(a.k.dosja.al)   

Shto Koment