LIVE UPDATES
Aktualitet

Nis heqja e depozitave, banorët përplasen me Bashkinë dhe mbeten pa ujë

17 Janar 2020, 17:07 Nga DOSJA
Nis heqja e depozitave, banorët përplasen me Bashkinë dhe mbeten

TIRANË -Mesditën e së premtes, banorët e një pallati në Njësinë Bashkiake 5, pranë shkollës “Edit Durham”, janë konfliktuar me punonjës bashkiakë, pasi këta të fundit kanë tentuar të heqin disa prej depozitave që ndodhen në tarracën e pallatit të tyre, ndërkohë që banorët kanë mbetur pa ujë.

Sipas Klajdi Toska, një banor i këtij pallati që është konfliktuar me punonjësit dhe ka ngelur pa ujë, personat që kishin ardhur në pallat për të hequr depozitat nuk kishin një vendim të shkruar dhe ishin të pa identifikuar.

Ne jemi dakord të hiqen depozitat se nuk mund të jemi kundër, kur bëhet diçka për të mirën e përgjithshme, por ne kemi afat deri në datën 30 për t’i hequr dhe ata nuk mund të vijnë këtu pa një vendim të shkruar, pa asnjë lloj letre”, tha Toska për Gazetën “Si”.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit, ku depozitat u panë si një rrezik i shtuar për qytetarët, Bashkia e Tiranës vendosi që depozitat të hiqen, pasi konstruksioni i shumë pallateve nuk është i përshtatshëm dhe tashmë i amortizuar për të mbajtur depozitat.

Për sa i përket ngjarjes që ndodhi me këta banorë, Bashkia e Tiranës deklaroi për Gazetën “Si” se për mënyrën si hiqen depozitat ka një vendim të Këshillit Bashkiak, i cili shpjegon se “duhet të hiqen të gjitha depozitat nga pallatet që janë shpallur të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit, por jo vetëm”. Por Bashkia, më pas, nuk u përgjigj lidhur me faktin se qytetarët në fakt kanë afat deri më 30 janar për të zhvendosur depozitat.

Por si do të furnizohen banorët me ujë?

Banorët e këtij pallati, por edhe disa banorë të tjerë të zonave përreth, i thanë Gazetës “Si” se nuk dinë se si do të furnizohen me ujë, pasi të hiqen depozitat. Gjithashtu, disa prej tyre që i kishin depozitat në bodrumet e pallateve thanë se shpeshherë ngelen pa ujë, për shkak të mos furnizimit të mjaftueshëm nga Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, nën varësinë e Bashkisë së Tianës. Depozitat nëpër pallate janë cilësuar të rrezikshme edhe nga inxhinierë të ndryshëm, të cilët prej kohësh kanë deklaruar se duhet gjetur një zgjidhje për këtë fenomen. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, inxhinieri Idlir Dervishi në një intervistë për Gazetën “Si”, deklaroi se depozitat e ujit janë një peshë e pallogaritur për strukturën e një pallati.

“Janë si një kat shtesë, që në rast të një lëkundjeje të fortë mund të shkëputen dhe të bien, duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, por edhe banorëve”, tha inxhinieri asokohe.

Bashkia e Tiranës tha për Gazetën “Si” se depozitat duhet të hiqen nga vetë banorët në bashkëpunim me administratorët.

“Depozitat janë pronë e banorëve dhe jo e Bashkisë. Nëse banorët duan t’i mbajnë depozitat në tarracat e pallateve, mjafton të marrin një certifikim nga Instituti i Ndërtimit që thotë se tarraca është në gjendje të mbajë peshën e depozitave,” sqaron më tej Bashkia.

Për sa i përket njoftimit të inspektorëve apo vendosjes së depozitave të përbashkëta edhe kjo është një detyrë e qytetarëve, ndërkohë që Bashkia mund të sigurojë vetëm lehtësimin për procedurën ligjore dhe marrjes së lejes për të vendosur depozitat.

Në maj të vitit 2016, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj siguroi se Tirana do të ketë ujë të pijshëm 24 orë në ditë dhe se shumë shpejt do të niste çmontimi i depozitave të ujit, që sipas tij, janë një burim infeksionesh dhe shëmtojnë qytetin. Në atë kohë, kryebashkiaku nënshkroi një marrëveshje mes UKT dhe USAID dhe u shpreh se duke nisur nga ai muaj, taksat e pushtetit vendor do të ishin të përfshira në faturën e ujit. Por kanë kaluar tre vite dhe ky problem ende nuk është zgjidhur.

Bashkia është shprehur më herët se tre investimet e vitit 2019 nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë janë kryer për të sjellë një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e furnizimit me ujë për kryeqytetin. Investimet parashikonin që një pjesë e mirë e qytetit të furnizohet me ujë në mënyrë të pandërprerë. Bëhet fjalë për zonat e banuara të Yzberishtit, Kodër-Kamzës, Bathores, Institutit Bujqësor, Kasharit, Selitës, Liqenit të Thatë etj. Ky ishte vetëm një nga tre investimet e mëdha të vitit 2019 nga kjo shoqëri, investim që u krye në të njëjtën kohë me ndërtimin e linjës së transmetimit nga liqeni i Bovillës në impiantin e trajtimit të ujit Bovillë, si dhe me zgjerimin e kapacitetit trajtues të vetë impiantit. Shuma totale e investuar për Rehabilitimin e Rrjetit Hidrik të Tiranës është 10.5 milionë euro.

Marrë nga “Gazeta SI”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane klajdi toska bashkia tirane klajdi toska

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni