Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike (FOTO)

Në rrethin e Librazhdit reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Steblevën, ku trashësia arrin 30 cm, ndërsa aksi Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.
Featured image of article: Moti i keq përfshin vendin/ Reshje dëbore në qarkun e Elbasanit, disa fshatra pa energji elektrike (FOTO) Dëborë në qarkun e Elbasanit

ELBASAN- Vendi ynë është përfshirë këtë mëngjes nga reshje shiu dhe dëbore, si dhe ulje temperaturash në vendet malore. Reshje dëbore janë regjistruar në Elbasan, Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Po ashtu dëbora ka mbuluar zonën e Gjinarit e Zanalinës në Elbasan.

Dëbora në qarkun e Elbasanit

Në rrethin e Librazhdit reshje të dendura dëbore kanë mbuluar Steblevën, ku trashësia arrin 30 cm, ndërsa aksi Librazhd-Peshkopi kalohet me zinxhirë.

Dëbora në qarkun e Elbasanit

Reshje dëbore ka në Rrajce e Sopot të Prrenjasit. Në disa fshatra të Librazhdit dhe Përrenjasit është shkëputur energjia elektrike, për shkak të erës së fortë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment