Showbiz

Futi në sherr Bleron dhe Getinjon, Labinot Tahiri i hedh benzinë zjarrit: Mund ta thërrasim për ta vërtetuar, s’e ndryshoj

Labinot Rexha rindez sherrin mes Getinjos dhe Blero Muharremit...
Featured image of article: Futi në sherr Bleron dhe Getinjon, Labinot Tahiri i hedh benzinë zjarrit: Mund ta thërrasim për ta vërtetuar, s’e ndryshoj Këngëtarët, Labinot Rexha , Blero Muharremi dhe reperi, Getinjo.

KOSOVË– Treshja e këngëtarëve, Blero Muharremi, Getinjo dhe Labinot Tahiri janë përfshirë në një debat virtual, pas një deklarate nga ky i fundit, që nxiti konflikt. Labinot Tahiri gjatë një interviste të zakonshme në “Sing my song”, duke folur për bashkëpunimin me Getinjon dhe Blero Muharremin, ka rrëfyer se Blero nuk e donte reperin për këngën “Le t’kallet bota”, duke ndezur një sherr mes të dyve. Kjo ishte dhe arsyeja pse sot e kësaj dite, kënga ka mbetur pa videoklip.

Postimi i Getinjos.

Menjëherë pas kësaj deklarate erdhi dhe konfirmimi nga ana e reperit kosovar, Getinjo, që shkruante në rrjete sociale: Respekte shoku im. Ashtu është siç e ke thënë ti.

Postimi i Blero Muharremit.

Mirëpo kjo nuk u mirëprit nga Blero, i cili reagoi ashpër në rrjete sociale: “Po më doket mua që paske harruar .Mu desht me të kthy përgjigje sepse ma dërgun linkun ku paske fol për këtë projekt, unë ti dhe Getinjo. Këshillë Lab, çdo histori i ka dy anët e medaljes. E që dëshiron të dalësh mirë para ‘Ferizajlive’, këtë e din bota, gjë që nuk është e keqe por në këtë rast jo e drejtë. Ktheva përgjigje 9fficiake sepse paske fol ti. Përndryshe dalim para kamerave flasim Lab i nderum. Të kisha këshillu me u marr me muzikë, siç do ishte dashur prej fillimi.”

Megjithatë Labinot Tahiri nuk është ndalur me aq, por përsëri i ka hedhur benzinë zjarrit, duke theksuar në “Prive”, se gjithçka është e vërtetë dhe nuk e mohon atë deklaratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E kam thënë dhe mund ta thërrasim dhe Getinjon për ta vërtetuar. Çfarë të them ashtu është. Nuk konsultohem me askënd për atë që marr përgjegjësi dhe e them. Ashtu ka qenë dhe nuk e ndryshoj. Po të mos kishte qenë nuk e kisha përmendur. Ashtu ka qenë por e ka keqkuptuar kolegu ynë.”– është shprehur Labinot Tahiri për Prive.

R.L/Dosja.al

Shto Koment