Bota

“Presidenti është një i çmendur” Deklarata e fortë e De Niros për Trump: Nuk i intereson fare sa njerëz vdesin nga Covid-19

De Niro e ka përshkruar administratën Trump si “shekspiriane” dhe vetë Presidentin si një të çmendur.
Featured image of article: “Presidenti është një i çmendur” Deklarata e fortë e De Niros për Trump: Nuk i intereson fare sa njerëz vdesin nga Covid-19 Presidenti amerikan Donald Trump dhe aktori Robert de Niro.

SHBA– Aktori i mirënjohur  në Hollivud, Robert de Niro ka bërë kritika të të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

De Niro deklaroi se ishte e frikshme heshtja ose mungesa e kritikës ndaj mënyrës sesi kreu i Shtëpisë së Bardhë po i përgjigjet krizës së koronavirusit, në kuadër të lehtësimit të masave kundër Covid-19 në disa shtete federale.

“Donald Trump nuk i intereson fare sa njerëz vdesin nga koronavirusi. Është e tmerrshme, tmerruese, atij nuk i intereson sa njerëz vdesin, ai do vetëm të rizgjidhet President.”- u shpreh DeNiro.

Në një intervistë për mediat e huaja teksa ka folur për jetën e tij gjatë izolimit, ai kritikoi Presidentit republikan, duke e përshkruar administratën Trump si “shekspiriane” dhe vetë Presidentin si një të çmendur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se deklaratat e tij vijnë në kohën kur numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara si shkak i Covid-19 ka shkuar në 82.653, më i lartë se çdo vend tjetër në botë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

Shto Koment