Politike

“Kaush gështenjash”/ Dash Shehi për Zgjedhoren: Duhen zgjedhje të parakohshme përpara verës

Gjatë bisedës në studio, Shehi shtoi se kompromisi i arritur nuk duhet të anatemohet. Ndër të tjera, ai u shpreh se zgjedhjet të parakohshme duhet të mbahen para verës.
Featured image of article: “Kaush gështenjash”/ Dash Shehi për Zgjedhoren: Duhen zgjedhje të parakohshme përpara verës Dashamir Shehi

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi ka komentuar tryezën e dialogut mes palëve politike. I ftuar në ‘Tempora’ në RTV Ora, Shehi tha se tryeza me qeverinë për reformën zgjedhore është një hap i vogël, por i rëndësishëm.

Gjatë bisedës në studio, Shehi shtoi se kompromisi i arritur nuk duhet të anatemohet. Ndër të tjera, ai u shpreh se zgjedhjet të parakohshme duhet të mbahen para verës.

Dashamir Shehi: Ky është një hap i parë, i vogël, por i rëndësishëm. Sot kemi një letër procedure.

Sonila Meço: Edi Rama e ka kërkuar me kohë, çfarë humbën dhe çfarë kërkuam

Dashamir Shehi: Shqiptarët kanë humbur kohën. Unë kam menduar që procedurat do të ecnin më shpejt. Nëse kjo i mbetet vetëm tavolinave kjo nuk lëviz. Këtë punë nëpër botë e lëviz piaca. Kemi mbërritur në një kompromis, është e kot ti vëmë emra. Unë do të isha për këtë që askush mos e anatemojë këtë kompromisin për këtë punë që filloi. Substanca që ta mbushim këtë reformë të jetë serioze. Unë kam thënë një batutë. “po e lamë bosh, kjo është një kaush gështenjash. Po i futëm gështenja atëherë po”. Kemi një kohë të shkurtër. Kemi rënë dakord në princip që po nuk u rregullua çështja e vjedhjes së votave nuk kanë rëndësi të tjerat. Linja ime është kjo: Në do kapërdinim çdo kompromisi në shkëmbim të një palë zgjedhjeve që do bëheshin këtë pranverë. Zgjedhjet që bëhen në janar të vitit tjetër nuk janë të parakohshme. Atëherë shkojnë në mënyrë logjikë ne 2021.

Sonila Meço: Është një parantezë për zgjedhje të parakohshme

Dashamir Shehi: Unë do të thoja një gjysmë detyrimi. Ditën që ne shkojmë qetë qetë në zgjedhjet e 2021 unë gjykoj që në mënyrë të detyrueshme duhet ndryshuar sistemi.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment