Showbiz

“E lashë se më tradhtoi”, Dajana Shabani rrëfen episodin më të vështirë për ish-burrin: Më tha që ty të mendova kur…ajo ishte e mirë (VIDEO)

Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë se ndarja nga ish-bashkëshorti i saj ka ardhur si pasojë e tradhtisë.
Featured image of article: “E lashë se më tradhtoi”, Dajana Shabani rrëfen episodin më të vështirë për ish-burrin: Më tha që ty të mendova kur…ajo ishte e mirë (VIDEO) Moderatorja, Dajana Shabani.

TIRANË– Moderatorja Dajana Shabani ka rrëfyer për herë të parë arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë. Dajana tregoi se ndarja ndodhi si pasojë e tradhtisë në çift. Ishte ish-bashkëshorti i saj që e tradhtoi, dhe moderatorja theksoi që nuk e fali.

E ftuar në “Kojshia Show” Dajana Shabani ka rrëfyer se ishte ajo që mori vendimin e ndarjes. Moderatori i emisionit e pyeti nëse e ka zënë mat duke tradhtuar, dhe moderatorja foli dhe për femrën që ‘i mori’ ish-burrin, duke thënë se ishte e mirë…

Biseda                                                                                                                

Moderatori: E ndame prej burrit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dajana Shabani: “Jo e ndame, e lashë. Më tradhtoi dhe nuk e kam thënë në asnjë studio televizive, më tradhtoi dhe unë nuk i fal tradhtitë, e lashë. Nuk e fal fare. Me tha që ty të mendova kur të tradhtova, dhe i thashë sa të tradhtoj dhe unë duke të mënduar ty, më mirë po të le.”

Moderatori: Domethëne e paske zënë me penj përdore…     

Dajana Shabani: Po në një farë mënyre…Ishte e mirë dhe unë e falenderoj që po kujdeset…

Moderatorja rreth një vit më parë mori vendimin për ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, por asnjëherë nuk e tregoi arsyen e vërtetë të ndarjes. Që nga ajo kohë, ajo është përfolur gjerësisht në medien rozë, për lidhjen e saj me boksierin kosovar, Kamer Maloku. Çifti e shprehën hapur dashurinë ndaj njëri-tjetrit, madje postuan foto dhe dedikime në rrjete sociale. Por gjatë emisionit “Kojshia Show”, Dajana Shabani pohoi se është një nënë single dhe preferoi të mos fliste për jetën private.

R.L/Dosja.al

Shto Koment