Showbiz

“Kisha frikë nga dështimi”, zbulohet pse Dafina Zeqiri e mbajti të fshehtë romancën me DJ Geek, lidhjet në të shkuarën e penguan

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek kanë pranuar romancën e tyre, por më në fund është zbuluar arsyeja, pse e mbajti kaq të fshehtë lidhjen këngëtarja.
Featured image of article: “Kisha frikë nga dështimi”, zbulohet pse Dafina Zeqiri e mbajti të fshehtë romancën me DJ Geek, lidhjet në të shkuarën e penguan Këngëtarja, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

KOSOVË– Këngëtarja, Dafina Zeqiri prej kohësh është në një romancë me DJ Geek. Edhe pse në fillim këngëtarja e mohoi kategorikisht lidhjen me mikun e saj më të ngushtë, tashmë ata kanë dalë hapur, duke pranuar historinë e dashurisë.

Por, nëse të gjithë jeni kuriozë se pse këngëtarja ishte aq hermetike në lidhjen e saj me DJ Geek, “Panorama Plus” ka zbuluar dhe arsyeen e vërtetë.

Këngëtarja, Dafina Zeqiri dhe DJ Geek.

Sipas burimeve për “Panorama Plus”, Dafina Zeqiri e ka mohuar kategorikisht lidhjen me kolegun e saj DJ Geek, sepse ishte e frikësuar nga dështimet e lidhjeve të mëparshme, të cilat kishin marrë fund, pasi ishin bërë publike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhja me mikun e saj më të mirë, ka nisur vetëm pak kohë, pasi ajo i ka dhënë fund romancës me ish-partnerin e saj Jose. E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për zërat që përflisnin historinë e re të nisur me DJ Geek, Dafina Zeqiri e mohoi, duke thënë se ishin thjesht kolegë. Por, nuk zgjati shumë, dhe ishte vetë këngëtarja që pranoi romancën me mikun e saj, dhe postoi fotot krah tij.

R.L/Dosja.al

Shto Koment