Rajoni

Abuzimi me çmimet, Ministri i Financave në Kosovë: Nëse hasni probleme nëpër markete dhe farmaci, kontaktoni këtë numër

Çdo qytetar që has problme për rritjen e çmimeve mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0800 80 800.
Featured image of article: Abuzimi me çmimet, Ministri i Financave në Kosovë: Nëse hasni probleme nëpër markete dhe farmaci, kontaktoni këtë numër Foto ilustruese

KOSOVË– Kosova edhe pse e paprekur ende nga koronavirusi ka treguar se po ndërmerr masa paraprake për shmangien e kësaj epidemie që ka “pushtuar” botën.

Ndërkohë në rrjetet sociale po shpërndahet një numër telefoni përmes të cilit bëhet thirrje  për të gjithë qytetarët që të raportojnë rastet në të cilat ata hasin rritje të çmimeve në dyqane ose në farmaci.

Ndonëse ende është e pa infektuar nga virusi kinez, por qeveria e Kosovës po po merr masa për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

E nga ana tjetër Organizata  Botërore e Shëndetit ka shpallur ditën e djeshme gjendjen pandemike.

E për këtë shkak mes masave të marra Kosova ka ndërprerë edhe procesin mësimor në shkolla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi për të denoncuar rastet kur bizneset dhe farmacitë rrisin çmimet si shkak i koronavirusit, Ministri i Financave në Kosovë,  Besnik Bislimi, ka vizituar ditën e sotme Administratën Tatimore të Kosovës ku kërkoi masa rigoroze ndaj bizneseve të cilët keqpërdorin këtë situatë. Çdo qytetar që has problme për rritjen e çmimeve mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0800 80 800. Ndërkohë siç ka raportuar “Express” është provuar disa herë që të kontaktohet ky numër, por ka qenë e pamundur që të përgjigjej dikush nga ana tjetër e telefonit.

 

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve ka shkuar në 827 dhe janë prekur mbi 12 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi, ndërsa në Shqipëri janë 14 të infektuar dhe një viktimë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment