Politike

Presidenti i Këshillit Evropian: Jemi këtu të gjithë për të ndihmuar Shqipërinë, populli juaj do të ecë para (VD)

Michel tha ndër të tjera se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë aspirata të përbashkëta me familjen evropiane.
Featured image of article: Presidenti i Këshillit Evropian: Jemi këtu të gjithë për të ndihmuar Shqipërinë, populli juaj do të ecë para (VD) Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në fjalën e tij në Konferencën e Donatorëve është shprehur se të gjithë ndodhen aty për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente të vështira pas tërmetit tragjik.

Michel tha ndër të tjera se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor kanë aspirata të përbashkëta me familjen evropiane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tërmeti që ka shkaktuar kaq shumë viktima. Na ka sjellë ne për të ndihmuar ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne jemi këtu të gjithë për të ndihmuar këtë vend. Ne e njohim rezistencën e Shqipërisë që ka shërbyer si një dritë. Jemi këtu për të treguar solidaritetin si KE. Të gjithë shtetet anëtare janë të angazhuar për të ndihmuar popullin shqiptar në këto momente të vështira. Sot jemi të mobilizuar, nuk jemi vetëm por jemi të gjithë bashkë, qysh nga SHBA e Banka Botërore. Duam të jemi të jemi të pranishëm në çdo moment. Ne dua të rindërtojmë shkollë. Ne duhet të punojmë krah për krah. Pse po e bëjmë këtë? Sepse jemi një familje evropiane. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk janë larg. Kemi një histori të përbashkët dhe një të ardhme të përbashkët. Ne ndarje aspirata interesa të përbashkëta. Ndaj më një vizion sigurie. Jam i sigurt që konferenca e sotme do të jetë një sukses, sikundër jam i bindur se populli do të ecë para më i sigurtë se kurrë, dhe për këtë mund të mbështeteni te ne. “ u shpreh Presidenti i Këshillit Europian.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment