Kulture

30 shqiptarë nderohen me Certifikatën e Nderit si Ambasadorë të Paqes në Londër (VD)

Fillimviti 2020 që sapo ka hyrë, krijoi në Londër Këshillin Shqiptar të Paqes dhe degën e Britanisë së Madhe të Federatës Universale të Paqes së Shqipërisë.
Featured image of article: 30 shqiptarë nderohen me Certifikatën e Nderit si Ambasadorë të Paqes në Londër (VD) Ambasadorët shqiptarë në Londër

MBRETËRI E BASHKUAR– Në një aktivitet të zhvilluar në ambientet e Federatës Universale të Paqes në Londër dhe në bashkëpunim me këtë të fundit u krijua Këshilli Shqiptar i Paqes, ku të pranishëm veç Presidentit të Federatës së Paqes për Shqipërinë zoti Gaqo Apostoli, ishin edhe drejtori i Federatës botërore të Paqes z. Malcolm, Sekretari i përgjithshëm z. Robin Marsh, Drejtoresha për Europën Margaret Ali, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Londër z. Qirjako Qirko dhe shumë figura të komunitetit shqiptar.

Pas interpretimit të himnit Kombëtar shqiptar dhe atij britanik, takimin e ka çelur zoti Lavdrim Krashi, i cili u zgjodh edhe drejtori i ri dhe i pari drejtor i Këshillit të paqes për degën e Britanisë.

Gjatë përshëndetjes së tij presidenti i Federatës shqiptare të Unionit të Paqes për Shqipërinë zoti Gaqo Apostoli, ka befasuar dhe entuziazmuar të pranishmit duke interpretuar live nga foltorja këngën  “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, e cila ngjalli një interes dhe entuzjazëm tek pjesëmarrësit.

Në këtë aktivitet veç zgjedhjes së stafit drejtues për Britaninë u nderuan me Çertifikatën e nderit si Ambasadorë të Paqes 30 shqiptarët e parë nga figurat më të spikatura të komunitetit, ku mes tyre bie në sy edhe vlerësimi i dy gazetarëve të njohur shqiptarë, zoti Kujtim Vani dhe zoti Fatmir Tërziu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në përfundim drejtimi i Këshillit Shqiptar të Paqes për Britaninë e Madhe ju besua zotit Lavdrim Krashi, si Drejtor i degës i cili do të mbështetet nga dy N/Kryetarët Adelina Badivuku dhe Përparim Rama.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve jeta e të cilëve mishëron parimin e të  jetuarit për hir të  të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të  qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara, medien e përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të  paqes. Duke kapërcyer kufijtë racialë, fetarë, kombëtarë dhe etnike ambasadorët për paqen kontribuojnë në  përmbushjen e shpresës  së të gjitha kohërave.

Deri tani në botë numërohen mbi 150 000 Ambasadorë të Paqes.

Ndërsa në  Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 2500 Ambasadorë të Paqes të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj. përfshirë ish presidentë të vendit dhe Kosovës.

Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale.

Shto Koment