Showbiz

Misteri dhe polemikat mbi vetëvrasjen e moderatores së ‘Love Island’, Caroline Flack

Mediat sociale, shtypi britanik dhe Shërbimi i Prokurorisë, janë fajësuar të gjithë për trajtimin çështjes së vrasjes së  yllit. Ndërkohë përveç variantit se ajo është akuzuar për sulm ndaj bashkëshortit të saj, sërish ekzistojnë mistere pas kësaj vrasjeje.
Featured image of article: Misteri dhe polemikat mbi vetëvrasjen e moderatores së ‘Love Island’, Caroline Flack Caroline Flack

BRITANI  E MADHE- Është shkruar shumë për rrethanat që çuan në vdekjen e prezantueses së televizionit britanik Caroline Flack, të shtunën që lamë pas, megjithëse shumë pak detaje dihen rreth kësaj tragjedie.

40-vjeçarja Flack, ish-prezantuesja e reality show-it në Mbretërinë e Bashkuar “Love Island”, u vetëvra në apartamentin e saj në verilindje të Londrës, ndërsa ajo priste gjyqin për një sulm të supozuar ndaj të dashurit të saj.

Zyrtarët shëndetësorë të sferës së psikologjisë bëjnë thirrje kundër versionit se moderatorja është vetëvrarë. Mediat sociale, shtypi britanik dhe Shërbimi i Prokurorisë, janë fajësuar të gjithë për trajtimin çështjes së vrasjes së  yllit. Ndërkohë përveç variantit se ajo është akuzuar për sulm ndaj bashkëshortit të saj, sërish ekzistojnë mistere pas kësaj vrasjeje.

“Kur përjetojmë humbjen tragjike të dikujt, shpesh kërkojmë që dikush të gjejë fajtorin.”–  tha Honey Langcaster-James, një psikologe televiziv në “Love Island”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne mërzitemi kur dikush vdes në këto rrethana nga pyetja pse dhe çfarë mund të ishte bërë … por gjëja e rëndësishme është që ne nuk spekulojmë.”–  tha ajo për CNN.

Spekulimet e Flack po nxjerrin në pah industrinë e pamëshirshme, se ky lloj formati mund të ketë ndikuar në shkatërrimin e jetës së moderatores.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment