Showbiz

Në prag të Shën Valentinit, njihuni me vajzën e mistershme, brunen yll që mori një trëndafil nga Capital T (VIDEO)

Postoi një foto që çmendi fansat përkrah brunes së mistershme, Capital T ka zbuluar portretin e plote te saj.
Featured image of article: Në prag të Shën Valentinit, njihuni me vajzën e mistershme, brunen yll që mori një trëndafil nga Capital T (VIDEO) Reperi, Capital T dhe vajza brune.

TIRANË– Reperi Capital T bëri kuriozë të gjithë fansat e tij, pas postimit të një fotoje romantike përballë kullës Eiffel, krah një bruneje që pozonte me kurriz. Me një trëndafil në dorë, të gjithë menduan se më në fund Capital T, tregoi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Mjaft i rezervuar për jetën personale, reperi nuk është shfaqur asnjëherë përkrah një vajze të dyshuar si e dashura e tij, por kësaj radhe të gjithë menduan se Capital T u dorëzua.

 

View this post on Instagram

 

“JE T’AIME” 🥀 Nesër – 14:02

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Capital T (@truekapo) on


Por, gjërat paskan qenë ndryshe. Capital T kishte paralajmëruar një këngë romantike, dhe me sa duket vajza në fjalë, është bukuroshja që do të jetë në xhirimet e klipit më të ri “J’TAIME” që pritet të publikohet sot në orën 2.

Capital T ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i tij i radhës, dhe bukuroshja brune që vuri në dyshim të gjithë fansat e tij, duket qartësisht në video. Tashmë e hoqëm kuriozitetin!

R.L/Dosja.al

Shto Koment