Politike

“Tërmet, tërmet”, Fevziu përmend akuzat për vjedhje votash, Bylykbashi s’nxjerr zë. Gjiknuri: Unë s’kam komplekse, ç’janë këto

Gjiknuri ndërhyri dhe kërkoi që gazetari të mos i kompleksonte të ftuarit dhe se ai vetë nuk ishte nën hetim e nuk kishte asnjë lloj akuze mbi të.
Featured image of article: “Tërmet, tërmet”, Fevziu përmend akuzat për vjedhje votash, Bylykbashi s’nxjerr zë. Gjiknuri: Unë s’kam komplekse, ç’janë këto Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri
Përditësuar:

TIRANË– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është vënë në siklet nga gazetari Blendi Fevziu, teksa ky i fundit kërkoi të dinte se përse ndryshoi mendje Opozita që të ulej në tryezë me maxhorancën. Teksa i ftuar ishte edhe Damian Gjiknuri, një nga më të akuzuarit nga PD-ja për vjehdjen e votave pas përgjimeve të “Dosjes 184”, Fevziu e pyeti Bylykbashin për këtë gjë, por nuk mori përgjigje.

Gjiknuri ndërhyri dhe kërkoi që gazetari të mos i kompleksonte të ftuarit dhe se ai vetë nuk ishte nën hetim e nuk kishte asnjë lloj akuze mbi të.

Pjesë nga biseda

Blendi Fevziu: A e ke akuzuar Gjiknurin për vjedhje votash?

Bylykbashi: Atëherë…

Fevziu: A u ule prapë sot me Gjinurin për marrëveshje?

Bylykbashi: Shikp pak ne nuk e zgjehdim fare se kë çon Rama.

Fevziu: Po lëri këto se janë fjalë

Gjiknuri: Fevziu, të lutem. E para po ç’fokusohemi nga ajo që kemi arritur. Kemi vendosur piketat për dialog. Ne do përpiqemi të shkruajm ërregulla. Akuza ka shumë dhe të gjitha akuzat janë politike. Ne duhet t’i ndajmë këto nga të dhënat konkrete. Të mos meremi me kështu kompleksesh se unë s’ka fare komplekse. As i akuzuar s’jam, as nën hetim nuk jam. Kemi rënë dakort për të dialoguar.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

Në përgjimet e “dosjes 184” të publikuara nga “Bild”, Gjiknuri në atë kohë ministër i Energjitikës dëgjohej teksa bisedonte me Imer Lalën, Robert Agën dhe Bekim Krashin, dhe festonin rezultatin spektakolar që PS arriti në Dibër në zgjedhjet lokale të 2016, me shprehjen: Tërmet, tërmet!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment